LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete tre persona në Prishtinë, arrestohet njëri nga ta

Rrihen mes vete tre persona në Prishtinë, arrestohet njëri nga ta
Foto: Ilustrim

Një person është përfshirë në një rrahje me dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është përfshirë në një rrahje me dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/