LAJMI I FUNDIT:

Rri ti n’shpi se Kujtesa vjen te ti!

Rri ti n’shpi se Kujtesa vjen te ti!

Ju njoftojmë se pas zhvillimeve të fundit dhe situatës së krijuar nga Virusi COVID-19, Kujtesa si operator esencial, përveç mundësive për të kryer pagesat e shërbimeve në mbi 400 pika të shitjes tek partnerët pagestarë, vazhdon të punoj në të gjitha lokacionet e saja me orarin Hane/Premte 08:00-19:00 & E Shtunë 08:00 – 15:00 dhe ku njëkohësisht ju bëjnë thirrje që të shfrytëzoni platformën e-commerce për të realizuar pagesat e shërbimeve tuaja online në my.kujtesa.com, ata për të lehtësuar edhe më shumë situatën për klientët e saj duke qëndruar në shtëpi, mundëson që Kujtesa të vijë tek ju.

Duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve për Mbështetjen e Klientëve në: 800 400 40 si dhe duke shënuar në faqen e tyre zyrtare Kujtesa Support në Facebook, ju mund të njoftoni kompaninë për skadimin e shërbimeve dhe adresën e vendbanimit kudo në Prishtinë, Fushë Kosovë si dhe tani edhe në qytetet tjera si: Kastriot, Lipjan, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Kamenicë, Viti, Besianë, ku kjo e fundit dërgon Inkasantin në shtëpinë tuaj me të gjitha masat e marra dhe vendimet e fundit, për të kryer pagesat e shërbimeve dhe për të aktivizuar ato menjëherë.

Në këto zhvillime të fundit kemi kuptuar se interneti është esencial dhe i domosdoshëm, dhe Kujtesa është kompania e parë që mundëson klientëve të tyre një shërbim të tillë, duke qëndruar në shtëpi.

Rrini në shtëpi, komunikoni bashkë në një rrjet.

Artikull i sponzorizuar