Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, sollën një ndryshim shpresëdhënës për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në politikë dhe procese vendimmarrëse.
Sipas RrGK-së, krahasuar me zgjedhjet e kaluara (2019), përfaqësimi i grave në Kuvendin e Kosovës është rritur për pesë ulëse.
“Nga gjithsej 120 ulëse do të jenë 44 deputete apo 36.6%, kurse në legjislaturën e kaluar kjo shifër ishte 32.5% apo 39 deputete.Për më tepër, edhe kësaj radhe më shumë gra janë zgjedhur pa kuotë se sa që janë zgjedhur falë saj. Sipas rezultateve të deritanishme të shpallura nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vetëm 11 prej 44 deputeteve të zgjedhura kanë pasur nevojë për kuotë për të siguruar ulësen parlamentare, kurse 33 gra kanë fituar pa kuotën gjinore”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në komunikatë thuhet se “kjo nuk është barriera e vetme që gratë thyen në këto zgjedhje. Ato arritën këtë përfaqësim sado që ishin të nënpërfaqësuara në listat zgjedhore të partive politike, kjo duke kujtuar se asnjë nga partitë politike, as këtë herë, nuk zbatuan Ligjin për Barazi Gjinore LBGj”.
“Gratë po ashtu mposhtën faktin që nuk ishin të përfaqësuara barabartë as në debate televizive e as në fushatë. Numërimi i fuqisë së grave vazhdon me faktin që nga dhjetë më votuarit në këto zgjedhje, katër prej tyre janë gra. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur në top dhjetëshe ishin vetëm dy gra. Zëri i gruas bëhet edhe më i fuqishëm kur vërejmë së mbi 60% të grave morën pjesë në votime, dhe se një grua u bë personi më i votuar në histori që pas shpalljes së pavarësisë”, vijon komunikata.
RrGK pohon se kjo është një fitore e lëvizjes së grave në Kosovë, e cila po ashtu dëshmon se vota e qytetarëve për gratë e sjell ndryshimin pozitiv e aq të nevojshëm.
“Kjo lëvizje feministe për më shumë se 15 vjet u mbështet dhe u forcua nga organizatat e shoqërisë civile që punojnë për të drejtat e grave, duke përfshirë këtu edhe kontributin e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) për fuqizimin e gruas në politikë në nivel lokal bashkë me Lobin për Barazi Gjinore (Lobi) ndër të tjerash.Për kontekstin historik të këtij triumfi të grave, Zana Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Artpolis, si dhe anëtare e Bordit të RrGK-së, thotë “në fakt kjo është fitore historike e RrGK-së dhe lëvizjes së grave në Kosovë. Indikatori më i saktë që përpjekjet me dekada dhe vota nga gratë për gratë e sjell ndryshimin”.
“Njëherit, kjo situatë mund të shërbejë edhe si koha e fundit kur partitë politike duhet të reflektojnë se nuk ka thjesht e vetëm “çështje të grave”, por se barazia gjinore është çështje e të gjithë shoqërisë”, shton Kryetarja e Bordit të RrGK-së, Ariana Qosaj-Mustafa.
Më tej, RrGK pohon se “megjithatë, përderisa jemi dëshmitarë të fuqizimit politik të grave në shoqërinë kosovare, RrGK do të vazhdojë përpjekjet e kahmotshme drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe do të kërkojë llogaridhënie e transparencë për politikat që prekin mirëqenien dhe të drejtat e grave, si prej të zgjedhurve po ashtu dhe prej Qeverisë që pritet të formohet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën