LAJMI I FUNDIT:

RrGK kundër kthimit në rigjykim të rastit të Pjetër Nrecaj

RrGK kundër kthimit në rigjykim të rastit të Pjetër Nrecaj

Gjykata Supreme ka kthyer në rigjykim rastin e Pjetër Nrecajt, i cili vuan dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Valbona-Marku Nrecaj, dhe vajzës së tyre 9 vjeçare, në gusht të vitit 2018.

Lidhur me këtë Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes kësaj kumtese ka kundërshtuar këtë vendim të Gjykatës Supreme, duke kujtuar për publikun se Pjetër Nrecaj me paramendim, kishte privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij Valbona Marku-Nrecaj, si dhe vajzën e tyre.

Pjetër Nrecaj dënohet me 24 vite burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës
Lexo po ashtu Pjetër Nrecaj dënohet me 24 vite burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës

“Ai para se të realizonte vrasjen e paramenduar, kishte dërguar porosi telefonike kërcënuese ndaj tashmë të ndjerës, pas së cilave edhe kishte realizuar planin për ta vrarë atë. Ndaj të njëjtit, ishte shqiptuar edhe padia për mbajtje në pronësi, kontroll, dhe posedim të paautorizuar të armëve. Në momentin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, të pranishëm ishin edhe fëmijët tjerë të çiftit, të cilët poashtu kanë mundur të pësojnë nga gjuajtjet e Pjetër Nrecajt. Për këto vepra, Gjykata e Apelit me të drejtë e dënoi atë me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e RrGK-së thuhet se sot Gjykata Supreme në arsyetimin për kthim të këtij rasti në rigjykim, përmendi se “aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vrasje janë kryer me dashje”.

Rikthehet në rigjykim çështja e Pjetër Ndrecajt, i dënuar me burgim të përjetshëm
Lexo po ashtu Rikthehet në rigjykim çështja e Pjetër Ndrecajt, i dënuar me burgim të përjetshëm

“Rikujtojmë Gjykatën Supreme se Kodi Penal, Neni 44 par. 1 thotë se: “Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda’’, ndërsa me burgim të përjetshëm denohet kushdo që sipas Neni 179, par. 1, nënp. 1.1 privon nga jeta fëmijën, dhe në nënp.1.3 privon nga jeta anëtarin e familjes”. RrGK konsideron se kthimi në rigjykim për këto vepra ndikon drejtëpërsëdrejti në humbjen e besimit në sistemin e drejtësisë për viktimat potenciale të dhunës në familje dhe familjarët e tyre. Dënimi i vrasësve, e veçanërisht i atyre që ligjërisht njihen si ushtrues recividist të dhunës në familje, siç është rasti i Pjetër Nrecaj (ju rikujtojmë që i njëjti ka mbajtur paraburgim pasi që në prani të fëmijëve kishte ushtruar dhunë në familje ndaj tashmë të ndjerës) tregon se sistemi i drejtësisë mbron viktimat e dhunës në familje dhe se vrasja si pasojë e kësaj lloj dhune nuk tolerohet”, thekson njoftimi.

Nëpërmjet këtij njoftimi RrGK ka kërkuar nga Gjykata Supreme të mos e ndryshojë vendimin e Gjykatës së Apelit, marrë parasysh sipas njoftimit se të gjitha argumentet ligjore, por edhe vlerat sociale e morale janë në pajtim me dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë.

Ndërsa kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarit Pjetër Ndrecajt, nga Gjakova, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur përkitazi me ankesën e mbrojtësit të akuzuarit, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 19 nëntor 2018 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, të datës 31 janar 2019, në seancën e kolegjit, të mbajtur më 16 maj 2019, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit P.N., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rivendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori