LAJMI I FUNDIT:

RrGK dënon ashpër dhunën ndaj Vitore Stavilecit

RrGK dënon ashpër dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Vitore Stavileci, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.


“Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura. Andaj RrGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poenë politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë. Një Kosovë e lirë nga dhuna, me të drejtën e lirë të shprehjes si parim bazik dhe me mundësi zgjedhje të lirë për çdo individ, janë parime me të cilat duhet të ndërtojmë shtetin tonë”, thuhet në reagim.  /Telegrafi/