LAJMI I FUNDIT:

RrGGK kërkon hetim për skandalin në Klinikën e Gjinekologjike

RrGGK kërkon hetim për skandalin në Klinikën e Gjinekologjike

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e fundit të keqtrajtimit të një gruaje shtatzënë në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në komunikatën e RrGGK thuhet se, sipas raportimit në media, me 6 prill, 2017, V.T. ka lindur pa përkujdesje mjekësore në sallën e lindjes të Klinikës Gjinekologjike. Foshnja e saj e porsalindur ra mbi pllakat e sallës dhe pësoi gjakderdhje. Deri më tani Klinika Gjinekologjike dhe QKUK nuk kanë dhënë asnjë sqarim mbi këtë rast.


“Në vitin 2015 RrGGK kërkoi hetim të menjëhershëm dhe masa ndëshkuese në një rast të ngjashëm në po të njëjtën klinikë. Në mars 2015, S.K., grua shtatzënë, kishte lindur foshnjën e saj në korridorin e Klinikës Gjinekologjike si rezultat i neglizhencës dhe keqtrajtimit të stafit mjekësor”.

Jemi të zhgënjyer me mungesën e përmirësimit të protokolleve klinike që nga atëherë, gjë që do të parandalonte përsëritjen e rasteve të tilla. Po ashtu jemi në dijeni se shkelje të tilla kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin në spitale anembanë Kosovës, për derisa nuk merren masa serioze për ritrajnim dhe disiplinë në këto reparte.

Kërkojmë nga Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, sqarim publik dhe transparent mbi këtë rast, masa disiplinore ndaj personave përgjegjës dhe aplikim të menjëhershëm të protokolleve të përmirësuara sa i përket trajtimit të pacienteve në këtë klinikë.

Nga Paçarada dhe Gjocaj po ashtu kërkojmë bashkëpunim me Policinë e Kosovës, institucion i cili është i obliguar të hetojë këtë rast sipas Nenit 260 të Kodit Penal të Kosovës, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, thuhet në kumtesën e RrGGK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori