LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një avion me 104 persona në bord

Rrëzohet një avion me 104 persona në bord

Një avion i kompanisë ajrore kubane ”Cubana” u rrëzua sot pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës, raportuan burime zyrtare.

Agjencia e lajmeve ”Prensa latina” raportoi për një aksident pranë aeroportit ndërkombëtar, ndërsa burimet aeroportuale dhe disa dëshmitarë thanë për median se një Boeing 737, i cili mori drejtimin nga Holguin (në lindje të Kubës), u rrëzua pak pas nisjes nga pista e aeroportit, trasnmeton ATSH.


Një re e dendur tymi është ngritur në afërsi të aeroportit, raportuan të njëjtat burime.