LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Florida, lëndohet një person – fluturakja ra në afërsi të shtëpive

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Florida, lëndohet një person – fluturakja ra në afërsi të shtëpive

Një person është lënduar kur një aeroplan i vogël u rrëzua derisa po tentonte të zbriste në aeroport në jug të shtetit të Floridës në Shtetet e Bashkuara, e kjo është hera e tretë që po ndodh muajve të fundit.

Policia e qytetit Pembrook Pine në Florida, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites në aeroportin North Perry, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i aviacionit civil Maria York, ka thënë se aeroplani me një motor SOCATA TB 10 Tobago, po zbriste në aeroport dhe se rreth 1.6 kilometra larg pistës është rrëzuar.

Ai ka rënë në tokë dhe menjëherë është përfshirë nga zjarri në afërsi të shtëpive të banuara. Brenda tij ishin dy persona të rritur dhe dy fëmijë.

“Në aeroplan ishin katër persona, e njëri prej tyre është hospitalizuar”, ka shtuar York.

Ndryshe më 23 nëntor një pilot humbi jetën pasi aeroplani i tij me një motor u rrëzua derisa po tentonte të zbriste në një aeroport të vogël, e dy javë më vonë  – më 2 dhjetor një aeroplan i vogël u rrëzua në të njëjtën mënyrë, kurse personat që ishin brenda kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/