LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një aeroplan në Suedi, raportohet për disa të vdekur

Rrëzohet një aeroplan në Suedi, raportohet për disa të vdekur

Një aeroplan me nëntë persona në bord është rrëzuar jashtë Orebro, Suedi, me policinë që konfirmon se ka disa të vdekur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët suedezë thanë se shumë njerëz kanë vdekur në një “aksident shumë të rëndë” duke përfshirë një aeroplan të vogël që u rrëzua jashtë qytetit të enjten.


“Është një aeroplan i parashutistëve që është rrëzuar pas ngritjes”, ka thënë Emil Gustavsson, udhëheqësi i shpëtimit në Qendrën e Përbashkët të Shpëtimit të Koordinimit.

Ndërkohë raportet e mediaave deklaruan se nëntë parashutistë ishin në bord.

Policia konfirmoi se “disa” njerëz u vranë por nuk dha menjëherë një numër të saktë të vdekjeve. /Telegrafi/