LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet helikopteri në Iran, pesë të vdekur

Rrëzohet helikopteri në Iran, pesë të vdekur

Raportohet se nga rrëzimi i një helikopteri të Iranit në një platformë të naftës në Detin Kaspik, janë vrarë të pesë anëtarët e ekuipazhit.

Ky helikopter, që është rrëzuar mbrëmë vonë, i takonte ministrisë së naftës së Iranit dhe ishte duke e bartur një inxhiner gjerman, që ishte i sëmurë nga zemra, për ta dërguar në spital, ka raportuar agjencia DPA, duke u mbështetur në mediat iraniane.


Nuk dihet shkaku i përplasjes.

Sipas raporteve, deri tash janë gjetur tre trupa të pajetë.