LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë – 14 persona humbën jetën

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë – 14 persona humbën jetën

Përplasja e një helikopteri ushtarak Black Hawk në shtetin Sinaloa, në veri të Meksikës, vrau 14 dhe plagosi një person.

Shkaku i aksidentit është duke u hetuar, por deri më tani nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se ngjarja lidhet me arrestimin e bosin e drogës, Rafael Cara Quintero në anën tjetër të Sinaloas.


Kujtojmë se Rafael Caro Quintero u arrestua në shtetin Chihuahua, në veri, shtojnë gazetat meksikane, raporton cbsnews.

Rafael Caro Quintero (69) ishte në listën e dhjetë të arratisurve të kërkuar nga FBI-ja për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit special të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) Enrique Kiki Camarena në Meksikë në vitin 1985.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ofroi një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacionin që dërgon në arrestimin e tij, shpërblimi më i madh i ofruar për një të arratisur të vetëm.

Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” - SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” - SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij

Për zotin e njohur të drogës janë lëshuar dy urdhër-arreste – një nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Caro-Quintero themeloi Kartelin Guadalajara me Miguel Angel Felix Gallardo dhe Ernesto Fonseca Carilla. /Telegrafi/