LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” – SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij

Publikohen pamjet e arrestimit të bosit meksikan të drogës “Narco de Narcos” – SHBA-ja kishte ofruar 20 milionë dollarë për kokën e tij

Një nga themeluesit e kartelit të drogës në Guadalajara, Rafael Caro-Quintero (69), u arrestua në qytetin meksikan të Guachochi.

Rafael Caro-Quintero (69) njihet me pseudonimin Narco de Narcos, njoftuan mediat meksikane sonte.

Nëntë vite pas daljes nga burgu, Caro-Quintero u arrestua sërish, konfirmoi portali meksikan “Infobae”.

Për bosin e njohur të drogës ishin lëshuar dy urdhër-arreste – një nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton cnn.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ofroi një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacionin që dërgon në arrestimin e tij, shpërblimi më i madh i ofruar për një të arratisur të vetëm.

FBI-ja deri pak orë më parë e konsideronte si një nga dhjetë personat më të kërkuar në botë.

Byroja Federale e Investigimit thotë se Caro-Quintero aktualisht është anëtar i kartelit Sinaloa, ku edhe ka lindur.

Ekspertët theksojnë se ky është arrestimi më i rëndësishëm në mandatin gjashtëvjeçar të presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, madje më i rëndësishëm se arrestimi i bosit të drogës Jose Antonio Hepez Ortiz, lideri i kartelit të fuqishëm Santa Rosa de Lima, i cili ishte kapur në tetor të vitit 2021. Caro-Quintero kërkohet për përfshirje të dyshuar në rrëmbimin, torturën dhe vrasjen e agjentit special të DEA, Enrique Kiki Camarena.

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë - 14 persona humbën jetën
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani ushtarak në Meksikë - 14 persona humbën jetën

Për shkak të kësaj, ai u arrestua në Kosta Rika në të njëjtin vit dhe u ekstradua në Meksikë, ku gjykata e dënoi me 40 vjet, por u lirua në vitin 2013 pasi kreu 28 vjet burg. Megjithatë, dy vjet më vonë, gjykata lëshoi përsëri një urdhër për të.

Caro-Quintero themeloi Kartelin Guadalajara me Miguel Angel Felix Gallardo dhe Ernesto Fonseca Carilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori