LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës, Bushati: Është një ngjarje e cila do të njollosë për një kohë të gjatë Kuvendin

Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës, Bushati: Është një ngjarje e cila do të njollosë për një kohë të gjatë Kuvendin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati lidhur me votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e deputetëve të Kosovës, ka thënë se kjo do të jetë një ngjarje e cila do ta njollos për një kohë të gjatë Kuvendin.

Deputeti i Partisë Socialiste duke folur në Euronews Albania, u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare që bazohet mbi të drejta e jo mbi territore.


“Në këtë kohë të pandemisë, në Kosovë për fat të keq ka një kacafytje. Është një ngjarje e cila do të njollos për një kohë të gjatë atë sallë atje. S’ka asnjë diskutim për çkapjen e shtetit apo për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për as ato reformat në luftën kundër korrupsionit dhe hajnisë për ta shkyqyr Kosovën nga izolimi që siguron procesin e liberalizimit të vizave, por tema është në një drejtim që nuk i shëben perspektivës as afatshkurtër, e as afatmesme dhe për fat të keq as afatgjatë të Kosovës”, ka thënë Bushati.

A ka shtuar se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur.

“Unë mendoj se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë që bazohet mbi të drejta, e jo mbi territore. Rasti më i fundit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e vërtetonë këtë që po e them, sikundër incidenti në Bonjë e Hercegovinë duhet të jetë sinjal alarmi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe për të gjithë ata që përbetoheshin në Kuvend, që një marrëveshje është e mundur por vetëm mbi bazën e të drejtave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Në fund, ai ka thënë se, “çdo logjikë e shekullit XIX do ta dëmtonte jo vetëm Kosovën, jo edhe faktorin shqiptar por do të hapte një spirale nga e cila nukdo të kishte asnjë garanci se ku do të ndalet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori