LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i Qeverisë Mustafa: Ky është drafti i mocionit, i iniciuar nga Nisma (Dokument)

Rrëzimi i Qeverisë Mustafa: Ky është drafti i mocionit, i iniciuar nga Nisma (Dokument)

Draftin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, të cilin Nisma për Kosovën e ka iniciuar, ua ka dërguar dy subjekteve tjera opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi.net shkruan se ka siguruar Draftin e Mocionit, për të cilin thuhet se Nisma tani është duke pritur edhe komentet e këtyre dy subjekteve për të përpiluar versionin final të këtij mocioni.


Në arsyetimin e këtij drafti të mocionit thuhet se të gjithë janë duke e parë që qeveria ka dështuar në të gjitha planet e programet e saj dhe se si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike.

“Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidhë as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar.

Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jofunksionale. E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët ika, qe disa here nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu kemi edhe shumë nga deputetët e këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës”, thuhet në arsyetimin e këtij mocioni për rrëzimin e Qeverisë, transmeton lajmi.net

Më tej, thuhet se mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jofunksionalitetin e këtij parlamenti.

“E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jofunksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ne grupet opozitare dhe deputetët nënshkrues ndërmarrim këtë iniciativë që t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon”, thuhet në fund të arsyetimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori