Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur të enjten pyetjeve të gazetarëve në Berlin lidhur me raportimin se autoritetet e Serbisë kanë rrëzuar një dron afër Rashkës.
Kryeministri Kurti pas Samitit për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të enjten në kuadër të Procesit të Berlinit tha se për këtë çështje duhet të pyetet Beogradi, pasi ai nuk mund të di se dronët e kujt hyjnë në Serbi.
“Pyeti ata, nuk e di se cilët dronë kanë hyrë në Serbi dhe nga ku… Pra, a mendoni se në një vend ku regjimi në pushtet nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka aq shumë veprime jo racionale atje”, iu është përgjigjur Kurti pyetje të gazetarëve, raportojnë mediat serbe.
Ndryshe, dy ditë më parë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tha se ushtria serbe ka rrëzuar një dron komercial në zonën e gjerë të Kopaonikut.
Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës.
Kryeministri i vendit ka folur edhe për çështje tjera para gazetarëve në Berlin.
Ai ka folur edhe lidhur me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, si dhe për kërkesën e SHBA-ve për shtyrje.
Kurti ka thënë se 21 nëntori është dita kur nis gjobitja e vozitësve me targa ilegale.
“Ajo është dita kur makinat të cilat insistojnë të qarkullojnë me targa ilegale, do të duhet të fillojnë të paguajnë gjoba. Nuk jam i interesuar që dikush të gjobitet, jam interesuar që targat të konvertohen nga ato ilegale të lëshuara nga Serbia, në targa legale të lëshuara nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai tha se pengesa nuk është mosinformimi por është terrori nga ana e Beogradit që u bëhet serbëve të Kosovës të cilët sipas tij, kërcënohen dhe sulmohen edhe me djegie të veturave të tyre kur ata tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-380x233.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/vrasje-mk-380x233.jpg)
Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-380x233.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona
![Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-gg-780x439.jpg)
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara