Në një kohë kur shumë shtete po përballen me zjarre shkatërruese, situata në vendin tonë është e qetë krahasuar me vitet e kaluara. Megjithatë autoritetet janë në gatishmëri, sepse temperaturat mbi 40 gradë Celsius e shtojnë edhe më shumë rrezikun për zjarre të mundshme. Por, puna e zjarrfikësve në vend shumë herë vështirësohet nga mungesa e pajisjeve të nevojshme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.
“Mos ndodhtë që në vend të shpërthejë ndonjë zjarr i fuqishëm dhe të kemi nevojë që të vëmë në funksion avionët, sepse dy avionët e vetëm që posedon Maqedonia për të gjithë territorin për të parandaluar përhapjen e zjarreve janë jashtë funksionit tashmë dy vite. Në rast se do të ndodhte ndonjë situatë e tillë ne do të shpresonim që do të jenë vendet fqinje ata që do të na vijnë në ndihmë për të vënë në kontroll këto zjarre.”
Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, tha se avionët janë mjetet e para që aktivizohen në rastet kur shpërthen zjarr në terren ku qasja në rrugë tokësore është e vështirë. Ai apeloi që të njëjtët të servisohen sa më shpejt dhe të vihen në funksion. Përveç mjeteve, edhe numri i zjarrfikësve nuk është aq sa parashikohet me ligj. Në brigadën e zjarrfikësve në Shkup ka 160 zjarrfikës, ndërsa ky numër duhet të jetë 390.
“Përkatësisht 60% e mjeteve të përfituara nga sigurimi i pronës, ndahen për avionët, por ja nuk mund t’i përdorim. Ata janë nën kompetenca të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që menaxhon me ato mjete financiare. Po duhet të servisohen, por gjithmonë ka vonesa. Edhe në të kaluarën kemi pasur problem me angazhimin e tyre, përkatësisht angazhim me vonesë. Ato janë mjete që të parat duhet të angazhohen për të penguar përhapjen e zjarreve. Edhe pse kapaciteti tyre është jo shumë i madh, megjithatë apeloj që sa më shpejt të vihen në funksion”, tha Zvonko Tomeski, zv.komandant i Brigades së Zjarrfikësve.
Gjatë tre ditëve të fundit Brigada e Zjarrfikësve ka realizuar 18 ndërhyrje në ambient të hapur. Ndërhyrje më e komplikuar, sipas zjarrfikësve, ishte ajo në fshatin Straçincë, për shkak të erës së fuqishme, në Graçanik dhe në Vodno, ku ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve kishte parandaluar që zjarri të shkaktonte dëme më të mëdha. Nga 2 korriku ka hyrë në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje nga ora 6 e mëngjesit, deri në orën 20. Kushdo që planifikon të lëviz në pyje gjatë këtij harku kohorë, duhet të aplikojë për leje të posaçme. Zjarr vënia e qëllimshme apo nga pakujdesi konsiderohet si vepër penale, e cila varësisht provave dhe rrethanave të tjera me burg deri në 8 vjet. Në vitin 2019, u regjistruan zjarre që shkrumbuan qindra hektarë në të shumtën e rasteve shkaktar thuhej të ishte faktori njeri./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?