LAJMI I FUNDIT:

Rrezikonin mbytjen pasi era i shtyri në thellësi të detit, shpëtohen tri qytetare të Kosovës në Shëngjin

Rrezikonin mbytjen pasi era i shtyri në thellësi të detit, shpëtohen tri qytetare të Kosovës në Shëngjin

Katër turistë një austriak dhe tre qytetarë të Kosovës, kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në detin e Shëngjinit dhe Vainit.

Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se një shtetas austriak, duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej për shkak të erës së fortë.


Njëkohësisht, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se në Shëngjin, tri shtetase të Kosovës, duke lundruar me pedalon, i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë, me mjetet lundruese, në drejtim të dy adresave ku kërkohej ndihmë dhe pas ndërhyrjes kanë bërë të mundur marrjen në bord të shtetasit austriak, ndërsa patrulla tjetër e Policisë Kufitare bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore, të tre shtetaseve kosovare.

Turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, kanë falënderuar Policinë Kufitare për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori