LAJMI I FUNDIT:

A rrezikon nga hakmarrja familja e Naimit Murselit, çfarë tha vëllai i Liridonës?

A rrezikon nga hakmarrja familja e Naimit Murselit, çfarë tha vëllai i Liridonës?

Leonardi, vëllai i Liridonës që u vra nga bashkëshorti në Kosovë, ka thënë në Gjykata se nuk do të hakmerret për vrasjen e të motrës, por do ia lërë në dorë drejtësisë të marrë vendim për Naim Murselin.

Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, gazetari Kosovë Gjoci tregoi se Leonardi dhe i ati i tij pretenduan se kishin thënë se familja e Naimit do të kishin dy ditë kohë për ceremoninë mortore të Liridonës që kishin nisur dhe më pas do të përfundonte miqësia mes tyre, por jo se do të hakmerreshin.


“Ne e kemi pyetur Leonardin, vëllain e Liridonës, një gjë të tillë ai e ka paraqitur edhe në Gjykatë, se nuk ka të bëjë me çështje bese apo gjakmarrje, por ka qenë një leje e familjes së Liridonës për t’ju dhënë familjes në Naimit, për një ceremoni mortore prej 2 ditësh, siç e kishin paraparë ata.

Pasi ndodhi varrimi në fshatin e burrit të saj, babai i saj me të marrë vesh realisht sesi ka ndodhur kjo gjë dhe me të dalë dyshimet që kishin që ditën e parë, kanë lajmëruar që meqë e keni nisur keni të drejtë të mbani 2 ditë ceremoni mortore dhe pastaj përfundon gjithçka mes nesh, miqësia e të gjitha.

Leonardi nuk e potencoi këtë gjë si një dhënie bese apo kërcënim dhe e përsëriti edhe te gjykata se gjithçka do ia lërë në dorë drejtësisë. Ata nuk e pranojnë që kanë kërcënuar dhe që mund të ketë edhe akte të tilla deri te gjakmarrja”, u shpreh Gjoci.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Lajme
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme
Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori