Gheorghe Halmaga shihet duke e goditur vajzën e tij njëzetvjeçare, derisa tjetra që është pesë vite më e re, regjistron fshehtas.

Burri 40-vjeçar ia jep dy shpulla vajzës, derisa ajo lutet që ai “të dëgjojë”, transmeton Telegrafi.


“Pa shiko, paske vënë edhe buzëkuq”, i thotë babai vajzës, pasi ia ka kapur flokët në grusht, e më pas godet edhe vajzën tjetër.

Me tu publikuar gjesti i dhunshëm i burrit nga fshati Iana në Rumani, ai është marrë në pyetje nga Policia.

Halmaga që dyshohet se ka qenë i dhunshëm me vajzat e tij edhe më parë, rrezikon deri në gjashtë vite burg dhe ndalesë të kujdesit mbi fëmijët. /Telegrafi/