LAJMI I FUNDIT:

A rrezikoheni nga sulmi në tru? Mësoni nëse keni shenjën e Frankut

A rrezikoheni nga sulmi në tru? Mësoni nëse keni shenjën e Frankut

Mjekët do të duhej t’i kushtonin kujdes rrudhave të pacientëve në laprën e veshit, sepse janë indikatorë të mbylljes së arterieve, porosisin shkencëtarët

Shkencëtarët izraelitë kanë vërejtur një gjë të çuditshme.

Linja diagonale në laprën e veshit mund të tregojë rrezikun e shtuar nga sulmi në tru

Shkencëtarët izraelitë kanë studiuar 241 persona të cilët kanë pësuar sulm në tru dhe kanë zbuluar që nga 88 pacientë, 78 prej tyre kanë pasur shenja fizike, të njohura me emrin shenja e Frankut.

Konsiderohet që mbyllja e arterieve pengon furnizimin me gjak deri në laprën e veshit dhe ul elasticitetin dhe shkakton rrudha të dukshme, theksohet në konkluzionet e hulumtimit të publikuar në American Journal of Medicine, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët konsiderojnë që edhe mjekët do të duhej t’i kontrollonin rrudhat në veshin e jashtëm dhe t’ia shtonin këtë simptomë listës së faktorëve ekzistues të rrezikut nga sulmi në tru.

Ato rrudha i kanë edhe Steven Spielberg dhe Mel Gibson.

Këto janë gjërat që duhet t’i bëni për të parandaluar sulmin në tru
Lexo po ashtu Këto janë gjërat që duhet t’i bëni për të parandaluar sulmin në tru

Shenja e Frankut e ka marrë emrin sipas mjekut amerikan Sanders T. Frank, i cili më 1973 ka vërejtur që rrudhat në laprën e veshit janë të zakonshme te pacientët të cilët kanë angina pektoris.

Bashkë me këtë teori rrudhat janë edhe tregues i arterieve të mbyllura, mundësia tjetër është shenjë e plakjes së shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori