LAJMI I FUNDIT:

Rrezikohen zonat e banuara nga zjarret në Athinë

Rrezikohen zonat e banuara nga zjarret në Athinë

Zjarrfikësit grekë të hënën vunë në kontroll një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës. Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.


Më shumë se 130 zjarrfikës u dislokuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.

Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë celcius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.

Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)

Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit, çka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel. Dy zjarre të tjera u shuan të shtunën në maratonë, afër Matit, resortit bregdetar ku vitin e kaluar humbën jetën 102 persona, në katastrofën më të rëndë si pasojë e zjarreve të regjistruar në Greqi.

Shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët nënvizuan se kjo ishte hera e parë që nga 2012 që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.

Vitin e kaluar, nga zjarret në Athinë kishin vdekur 60 persona, ndërsa ishin lënduar 170. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori