LAJMI I FUNDIT:

Rrezik nga eskalimi i demonstratave të studentëve, Kili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Rrezik nga eskalimi i demonstratave të studentëve, Kili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti kilian Sebastian Pinera, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, nga rreziku i eskalimit të demonstratave të studentëve, të nisura pas shtrenjtimit të biletave të metrosë.

Sipas kushtetutës së kohës së diktaturës, kjo gjendje do të përfshijë kryeqytetin Santiago dhe mund të zgjatë deri në 15 ditë, transmeton Telegrafi.


Derisa qeverisë i jepen kompetenca shtesë, qytetarëve iu ndalohet e drejta e lëvizjes dhe e grumbullimit. Kjo do të bëjë që për jetë të parë pas afro dhjetë vjetër, rrugët të mbushen me ushtarë, që nga gjendja e fundit e jashtëzakonshme, kur një termet shkatërrues e goditi Kilin më 2010.

“Qëllimi është të sigurohet rendi, siguria e pronës publike dhe private. Nuk ka hapësirë për dhunë, në një shtet që në qendër e ka sundimin e ligjit”, tha presidenti Sebastián Piñera në një fjalim televiziv.

Gjatë natës së mbrëmshme, shumë nga palmat e rritura në qendër të kryeqytetit janë ndezur nga demonstruesit, derisa policia ka hedhur ne drejtim të tyre gaz lotsjellës.

Kushdo që nuk i bindet ligjet dhe tenton të thyejë gjendjen e jashtëzakonshme, mund të dënohet deri në dhjetë vite burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori