Poezi nga: Dan Denton
Përktheu: Fadil Bajraj
çfarë mund t’ju them
për qytetin tim, Toledon
e që nuk do mund të lexonit askund tjetër?
se qielli i kthjellët
shkëlqen me një kaltërsi të përsosur
dhe buzëqesh
me retë e bardha që vallëzojnë
në ditët verore në qershor
pa asnjë dyshim
bash njashtu si aty ku jeton ti?
ku të gjithë ngasin automobilat
shumë ngadalë
ose tepër shpejt
dhe pas orës pesë të pasdites
sinjalizimet e trafikut janë
një sugjerim i thjeshtë?
a më duhet t’ju them
se kur bie shi në ditët e ngrohta
lagështia mban erë krimbash?
se në liqenin tonë të bukur Iri
shpesh nuk mund të notohet
se është deng me mushkonja të cofëta?
a më duhet të t’ju kallëzoj edhe për rrugët e shkatërruara?
për tullat që po zbërdhulen?
për trenat e mallrave që mbajnë grafite halabakësh?
për drogat që rrjedhin nga brendia e qytetit
për te paralagjet e mbajtura për merak
dhe për lypësit në qoshet e rrugëve
thuajse e kanë vend pune me orar të plotë?
a më duhet t’ju them edhe për xhipat?
Mudhenët?
për lumin e Mighty Maumee
të cilin qyteti im më në fund po e kupton
se mund të jetë një thesar lokal?
parqet e metrosë të pasura me kafshë të egra?
bibliotekën që vazhdon të fitojë çmime
përkundër gjithë këtij rrënim dhe kësaj hallakame?
muzeun e artit që më lejon
të futem brenda dhe të shikoj Van Goghun dhe Hopperin
Picasson dhe Matissen?
apo për njerëzit?
a më duhet t’ju tregoj për njerëzit
të lindur nga ndryshku dhe qelqi
me zemra skeptike
dhe etikën e punës si çizme me majë çeliku
lëkura e së cilës çahet dhe tojat këputen
por pllaka e shputës prej çeliku kurrë nuk mbërthehet?
po qebesa, njerëzit e qytetit tim, Toledo
që bartin kallo në ëndërrimet e tyre
dhe krenarinë amerikane në fanellat e tyre
që pinë uiski dhe birra në kanaçe
që e marrin më seriozisht kafen
se sa religjionin e tyre
që të dielën shajnë bash si në çdo ditë tjetër
dhe mbajnë shumë tatuazhe të zakonshme e të përditshme
çfarë tjetër mund t’ju them
për qytetin tim, Toledon
e që nuk e keni ditur që më parë?
se njerëzit e qytetit tim
janë të hairit apo të pahairit apo indiferent,
bash ashtu si kudo tjetër?
se aty ka të pastrehë
dhe pasanikë
dhe njerëz nëpër shtëpi
dhe ka aq shumë që luftojnë që të kenë kulm mbi krye?
se njerëzit këtu
hem qeshin hem qajnë dhe bile kullojnë gjak?
ata punojnë shumë – luajnë shumë
duan fort – luftojnë fort,
njerëzit këtu
lënë shpresat dhe ëndrrat e tyre
të mbledhura shuk nën jastëkët e mëngjesit
duke besuar se do të jenë ende aty për t’u nanuris
kur kthehen nga puna natën
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Enver Hoxha në Byro (1979): Majlinda Gjodede e lë në bisht të urës Brixhit Bardonë!

Provoje njëherë lirinë, o shqiptar ...

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Poetët e meritojnë një vend në listën e “punonjësve të kualifikuar”!

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë