LAJMI I FUNDIT:

Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

Serbët në katër komunat në veri po hezitojnë në masë të madhe të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në ditën e 24-të të regjistrimit të popullsisë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati theksoi se javën e kaluar ka pasur numër më të madh të regjistrimit të popullsisë.

“Janë rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar. Deri më tani janë regjistruar mbi 891 mijë të qytetarëve”, njoftoi ai.


Më tej, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë saktë rezidencën e tyre.

“Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive. Ne kemi pasur diskutim me disa institucione ndërkombëtare dhe ata do t’iu transmetohen, ata duhet ta dinë se është një e mirë për ta ditur numrin e tyre”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, siç shtoi ai, nuk është politik dhe se serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces. Në konferencën para mediave, ai u bëri thirrje publike që nëse regjistruesi nuk paraqiten tek familjet, atëherë vet të kontaktojnë komunën e tyre.

Ai tha se procesi i regjistrimit të popullsisë po vijon ashtu siç është paraparë. Sipas tij, regjistruesit dhe qytetarët janë adaptuar me këtë proces. Kastrati shtoi se të dhënat preliminare do të mund të publikohet më herët se qe janë paraparë, në qershor të këtij viti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori