Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, ka bërë që 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës (personel aktiv) të preken nga ky virus si dhe 15 shkolla të kalojnë në skenarin C, të mësimit online.
Diellza Kukaj, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri më tani shkollat janë duke i respektuar udhëzimet e MASh-it, të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).
Sipas saj, komuna më e prekur sa i përket rasteve me COVID-19, në institucionet arsimore është Prishtina.
“Nga raporti i fundit i gjeneruar nga moduli për regjistrimin e rasteve me COVID-19 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës/personel aktiv me COVID-19. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH, MSH, dhe IKSHPK. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokolin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19”, ka thënë ajo.
Kukaj po ashtu theksoi se shkollat nuk do të mbyllen, por mësimi është duke u organizuar konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tri skenarëve.
“Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus. Mësimi online dhe ai nga distancë janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B”, sqaroi ajo.
Kukaj po ashtu tregoi se në cilat komuna është duke vazhduar mësimi online dhe në sa shkolla.
“Shkollat të cilat janë duke organizuar mësimin sipas skenarit C janë gjithsejt 15: Ferizaj 1 shkollë, Shtime 1, Prishtinë 6, Podujevë 1, Skenderaj 1, dhe Vushtrri 5 shkolla”, tha ndër të tjera, Diellza Kukaj.
Ndryshe, rritja e numrit të rasteve do të mbledh sot Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim të Situatës Epidemiologjike rreth COVID-19, për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.
Siç është bërë e ditur, të premten nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga 1608 mostrat e testuara janë regjistruar 418 raste pozitive të virusit SARS COV-2 (infeksionit COVID-19), prandaj me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese nga qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera kërkohet që të zbatojnë me përpikëri masat anti COVID-19 në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri