LAJMI I FUNDIT:

Rreth 35 mijë shqiptarë të Luginës votuan për Këshillin Nacional Shqiptar

Rreth 35 mijë shqiptarë të Luginës votuan për Këshillin Nacional Shqiptar

Në komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, sot pati zgjedhje. Atje shqiptarët dolën të votojnë për kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.

Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.


Pesë parti politike dhe një grupim qytetar, garuan në këto zgjedhje për pesëmbëdhjetë ulëset e këtij Kuvendi, i cili sipas ligjit për pakicat kombëtare të Serbisë, ka kompetenca në arsim, kulturë, informim, përdorim të gjuhës e shkrimit dhe simbolet kombëtare, raporton RTK.

Sipas rregullave të zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet u hapën me kohë dhe përveç në vendvotimin numër 16 në fshatin Hashan është evidentuar mungesa e fletës kontrolluese në hapje të kutisë votuese, ndërkohë që më pas gjithçka ka shkuar në rregull.

Deri në orët e mbrëmjes në Preshevës e Bujanoc, të drejtën qytetare e kanë shfrytëzuar rreth 30 % e qytetarëve që janë në listat votuese.

Sipas informacioneve nga terreni edhe në Medvegjë procesi zgjedhor kaloi pa probleme të theksuara. Për të votuar, në mënyrë të organizuar nga Kosova, erdhën dy autobusë me votues, ndërsa siç merret vesh në aspektin e përqindjes, edhe në këtë komunë dalja arrin rreth 30 % të votuesve të regjistruar.

Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre ligjore, pritjet e tyre i kanë që të përmirësohet jeta e shqiptarëve në këtë rajon.

Vendvotimet ishin të hapura deri në orën 20, ndërsa rezultatet e para preliminare priten rreth orëve të vona të mbrëmjes. Zgjedhjet e sotme po monitorohet nga përfaqësues të disa ambasadave të shteteve të Bashkimit Evropian të akredituara në Beograd, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Republikës së Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori