Numri i pamëshirshëm i vdekjeve parashikohet të arrijë në 173 mijë deri më 22 gusht, sipas një parashikimi të ri të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Kjo është një mesatare prej gati një mijë vdekje në ditë për 30 ditët e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.


Megjithatë me këtë trend parashikohet që 19 mijë persona të vdesin gjatë njëzet ditëve të ardhshme në shtetet amerikane, transmeton Telegrafi.

c8ceea63 3e16 4f85 be9b 5a8436aeea5d

Mjekja Deborah Birx, koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e COVID-19, paralajmëroi se SHBA është në një fazë të re të pandemisë.

"Ajo që ne po shohim sot është e ndryshme nga muajt e Marsit dhe Prillit", tha Birx dhe m për menaxhimin e pandemisë COVID-19 tutje shtoi se"është jashtëzakonisht e përhapur".

Dr Carlos del Rio, dekani i asociuar ekzekutiv në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Emory, shpjegoi se në pranverë pandemia ishte ndjerë kryesisht në komunitete të mëdha urbane. Tani, gjithnjë e më shumë komunitetet rurale po shohin përhapjen e virusit. /Telegrafi/