LAJMI I FUNDIT:

Rreth 13 mijë civilë e kanë braktisur zonën e demilitarizuar në Siri

Rreth 13 mijë civilë e kanë braktisur zonën e demilitarizuar në Siri

Shkaku i sulmeve të regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij, rreth 13,000 civilë u larguan nga shtëpitë e tyre në fshatra në perëndim dhe jug të provincës Alepo.

Qytetarët e zhvendosur nga Siria u drejtuan për në zonat afër kufirit turk, për shkak të sulmeve që kanë filluar prej dy ditësh, të cilat detyruan gjithsej 12.884 civilë të largohen nga shtëpitë, njofton Grupi i Koordinimit për Reagimit, transmeton Telegrafi.


Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre në Khan al-Asal, Kafr Naha dhe Ain Jara për shkak të sulmeve ajrore ruse.

“Unë jetoja në fshatin Khan al-Asal në perëndim të Alepos. Ne ikëm nga sulmet, por nuk e di ku të shkojmë. Me siguri do të shkojmë në rajonin Dana të Idlib”, tha Ahmed Ali i ikur nga ajo zonë.

Për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, kampet e tendave në Idlib nuk po plotësojnë nevojën e akomodimit, pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme, për të vendosur më shumë tenda.

Në shtatorin e vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlibin në një zonë demilitarizuar në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Që atëherë, më shumë se 1,300 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse, pasi armëpushimi vazhdon të shkelet. /Telegrafi/