LAJMI I FUNDIT:

Rrënohet objekti me përmbajtje kancerogjene, LVV e quan veprim kriminal

Rrënohet objekti me përmbajtje kancerogjene, LVV e quan veprim kriminal

Është  rrënuar një objekt me përmbajtje azbesti  në Prishtinë. E sipas Egzon Azemit, asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ky është një akt kriminal për faktin se objekti ka poseduar material me përmbajtje kancerogjene.

“Siç e dini ne kemi reaguar dje ndaj rrënimit të një objekti me material azbesti, ne jemi sot këtu në këtë konferencë me Driton Ibrahimin i cili më profesion është arkitekt dhe din më mirë me na tregu rreziqet e këtij materiali kancerogjen i cili dje u rrënua pa asnjë kriter e disi fshehurazi, si çdo veprim tjetër që është marrë në këtë ndërmarrje” deklaroi ai në një konferencë për media.


E në kuadër të kësaj pranë këtij objekti gjendet gjimnazi Xhevdet Doda e sipas Azemit, nesër nuk do të duhej të mbahej mësimi në këtë shkollë, për shkak të rrezikut.

Informacionet e para i kemi marrë nga banorët e lagjes dhe sapo kemi marrë këto informacione kemi dal edhe vet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht në vend ka ardhur inspektorati dhe policia të cilët i kanë ndalur këto punime deri të hënën dhe do të nisin masat kundër këtij veprimi. Sa për dijeni 10 meta nga ai objekt i cili rrënohej me material azbesti gjende gjimnazi ’Xhevdet Doda’, nesër normalisht duhej të hapej shkolla, mirëpo ekspertët shëndetësorë duhet të japin fjalën e vet se a janë kushtet optimale që ajo shkollë të hapet nesër duke ditur rrezikun e materialit kancerogjen të azbestit,” ka potencuar ai.

E sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton tash e katër muaj, ta fus në kuvendin komunal në  rend të ditës seancën për ndërmarrjen publike banesore por po pengohet nga partitë tjera.

“Besoj që e dini se ne si Lëvizje Vetëvendosje po tentojmë tash e katër seanca radhazi, tash e katër muaj minimalisht ta fusim në Kuvend Komunal si pikë të rendit të ditës, seancën për ndërmarrjet publike banesore, por është plotësisht e pakupueshme si ky bashkim i PDK-së, LDK-së, AKR-së dhe PSD-së ta pamundësojnë që në Kuvend Komunal ta kemi një diskutim të tillë” tha ai.

Po ashtu Azemi tha se kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

“Kjo nuk është hera e parë edhe disa javë më parë, dy javë më parë saktësisht, është rrënuar një objekt i tillë në orën pesë të mëngjesit, duke shpresuar që asnjë nga qytetarët nuk do t’i sheh por fatmirësisht banorët edhe herën e parë dhe të dytë kanë arritur ta dokumentojnë këtë vendim kriminal”, përfundoi Azemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori