LAJMI I FUNDIT:

Rrënohet një objekt pa leje në Gazi Babë të Shkupit, do të ndërtohet çerdhe

Rrënohet një objekt pa leje në Gazi Babë të Shkupit, do të ndërtohet çerdhe

Shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot kanë rrënuar një objekt afarist të ndërtuar ilegalisht në vendin Inxhikovë.

Përveç shërbimeve inspektuese, në rrënim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, i cili thotë se askush nuk është mbi ligjin.


“Nuk do të lejojmë që mafia urbane të kalojë nëpër Komunën e Gazi Babës. Kompromis me zbatimin e Ligjit, as kam bërë dhe as do ta bëj. Apeloj qytetarët që të respektojnë Ligjet që të mos kemi situata të tilla të pakëndshme. Nuk do të ndalemi këtu”, tha Stefkovski.

Ndërtimi i këtij objekti afarist u konfirmua nga shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës në fillim të muajit gusht, gjatë së cilës u dha masa për ndërprerjen e ndërtimit, të cilën personi nuk e ka respektuar dhe ka vazhduar me ndërtimin. Sipas përcaktimeve ligjore, shërbimet morën vendim për rrënimin e objektit, i cili u krye sot.