Rrëmbim i të miturit, e kërkuara ndërkombëtarisht arrestohet në Vushtrri


Një grua është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin për veprën penale “rrëmbim i të miturit”.
Sipas të dhënave zyrtare, më 10 qershor 2026 rreth orës 17:10, autoritetet policore kanë realizuar arrestimin e një femre kosovare në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.
E dyshuara, pas arrestimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe hetimet janë në zhvillim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë


































