A do të zhvendoseshit për të jetuar në një apartament pa e parë më parë nëse jepet me qira? A do parkonit në një vend që s’është i lirë? Do të vishnit një palë të brendshme pa u siguruar më herët se askush tjetër s’i ka veshur ato më parë? Sigurisht që jo!
Si fillim, do të siguroheshit për disponueshmëria dhe pastaj do kalonit në veprim. Ndoshta nuk ju ka shkuar ndërmend, por ky është gjithashtu rregulli i parë që duhet të keni parasysh para se të filloni njohjen romantike me dikë.
Duhet të dini nëse personi me të cilin po dilni është aty, prezent dhe i disponueshëm për ju në çdo aspekt dhe jo vetëm fizikisht.
Të duash të njihesh me dikë nuk do të thotë që je i disponueshëm në mënyrë romantike. Ka nga ata që janë në një lidhje dhe ndonëse këmbëngulin që janë prezent, në të vërtetë nuk janë.
1. Kur dikush është ende i dhënë pas dikujt, nuk mund të jetë aty për ty
Pavarësisht dëshirave dhe përpjekjeve, nëse personi tjetër mendon apo ndjen për dikë që s’je ti, është e vështirë që marrëdhënia juaj të jetë e plotë. Raporti do të ketë shumë “të çara” që me kalimin e kohës do të përkeqësohen nëse gjërat nuk fliten dhe ju s’komunikoni.
2. Kur dikush është i varur nga substancat narkotike/alkooli, etj.
Nuk mund të jetë ndjeshmëria për marrëdhënie romantike, sepse thjesht nuk është prezent emocionalisht dhe mendërisht në ato momente.
3. Nëse ai/ajo udhëhiqet nga një frikë që vjen si pasojë e një traume s’mund të jetë prezent.
Një ndarje e dhimbshme që është ende plagë e hapur, shkakton probleme në njohjen e re. Një tradhti, divorc apo thjesht frika për t’u përfshirë 100% e bëjnë të pamundur që lidhja të jetë e shëndetshme.
4. Nëse është në një lidhje, harrojeni- nuk mund të jetë prezent me ju
Pavarësisht deklaratave të dashurisë, njohja me dikë që ka një tjetër marrëdhënie paralelisht me ju- do t’ju shkaktojë probleme dhe me shumë gjasa, një zemër të thyer në fund.
5. Kur të thotë nuk jam gati, besojeni sepse ndoshta nuk është vërtetë!
Edhe nëse ju kombinoni mrekullisht mirë me njëri-tjetrin, ndonjëherë thjesht s’është momenti i duhur. Koha është element kyç që e bën një lidhje të funksionojë ose jo. Që një raport të jetë i shëndetshëm, të dy duhet të jeni gati për ta vënë njëri-tjetrin në krye të listës së prioriteteve, prandaj bëhuni selektivë.
Burimi: Psychology Today, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëhemi simpatik?
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak