Në spektaklin e së martës të Big Brother VIP Albania, u transmetua një moment tejet emocional dhe tronditës nga banori Bernard Hulme. Ai ndau historinë e tij të dhimbshme të fëmijërisë, duke treguar për herë të parë se ishte abuzuar seksualisht nga një i moshuar, një ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij.
Në rrëfimin e tij, Bernard tregoi detaje që prekën banorët dhe publikun.
“Kur isha fëmijë, të gjithë po luanin jashtë dhe unë nuk ndihesha mirë. Një komshi më pyeti pse nuk po luaja dhe i tregova se isha i sëmurë. Ai më ftoi në shtëpinë e tij, duke thënë se kishte një ilaç që do më ndihmonte. Kur shkuam, më çoi në një dhomë të errët. Ai më tha që ilaçi do më largonte dhimbjen, por ajo që ndodhi ishte dhimbja më e madhe që kam përjetuar. Unë i lutesha: ‘Të lutem, mos e bëj këtë gjë.’ Më pas, filluan shantazhet; më thoshte se do t’u tregonte prindërve të mi dhe familjes sime se çfarë po bëja me të”, tha Bernard mes lotësh.
Rrëfimi i tij tronditës u pasua nga një tjetër zbulim. Bernard rrëfeu se, pavarësisht përvojave të tij, më vonë u martua me një grua dhe ka një vajzë, por brenda vetes ndjente se ishte homoseksual. Ai pranoi se ka gjetur paqen me identitetin e tij dhe tani është në një marrëdhënie të shëndetshme me një partner mashkull.
Ky moment i sinqertë dhe i guximshëm u mirëprit me shumë empati nga banorët e tjerë të shtëpisë dhe nga publiku. Rrëfimi i Bernardit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për kurajën dhe vendosmërinë për të ndarë historinë e tij me botën.
Bernard Hulme është bërë një shembull i fuqishëm i rëndësisë së pranimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. Rrëfimi i tij jo vetëm që ka sjellë ndërgjegjësim për çështjet e ndjeshme si abuzimi dhe identiteti seksual, por gjithashtu ka nxitur një debat të rëndësishëm mbi tolerancën, mbështetjen dhe kurajën për të folur hapur mbi këto tema. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Adriana Matoshi e konfirmon se është bërë deputete: Ju jam përjetësisht mirënjohëse që me vullnetin tuaj më zgjodhët

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi