LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Shyqri Nimanit për Deklaratën e Pavarësisë (Video)

Rrëfimi i Shyqri Nimanit për Deklaratën e Pavarësisë (Video)

Shyqri Nimani, profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, kaligrafisti i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini.

Nimani është magjistri i pari i Dizajnit Grafik në ish-Jugosllavi. Ai përpos që ka shkruar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ka dizajnuar edhe disa nga logot më simbolike që kanë disa institucione në Kosovë, përfshirë logon e Hotel Grand, atë të Universitetit të Prishtinës, logon e Policisë së Kosovës etj.


Ai duke folur për 17 shkurtin e vitit 2008, thotë se ka qenë dita më e rëndë në jetë për të, për shkak të peshës historike që kishte deklarata që ai do të kaligrafonte.

“Më kishin kontaktuar nga Qeveria e Kosovës, ku kryeministër në atë kohë ishte Hashim Thaçi. Më parë u kisha thënë se për të shkruar deklaratën më duheshin një javë, por pasi kaluan rreth dy javë, më thirrën me 16 shkurt dhe më thanë që duhej mbaruar deri të nesërmen. Na kishin sjellë dy pergamenë nga Lodra si dhuratë. Më jepte shpresë që nëse diçka do të dështonte te njëri do ta kisha tjetrin. Por meqë teksti ishte shumë i gjatë, mu desh t’i përdorja të dy, madje duhej të leja vend edhe që të nënshkruanin deputetët”, rrëfen Nimani një nga momentet më të lavdishme të karrierës së tij.

Kaligrafisti tregon se të shkruash deklaratën e Pavarësisë së Kosovës është moment unik në jetë, pasi sipas tij jeta është e shkurtër dhe jo çdo ditë shpallen shtete të pavarura.

“Kur e kuptova kohën e shkurtër që kisha në dispozicion, për mua ishte e rëndësishme vetëm ta mbaroja, pak rëndësi kishte estetika. Për rolin historik as që më shkonte në mendje. Shkrimin u desha ta bëj në këmbë, pasi pergameni është nga lëkura e viçit dhe të prekësh me dorë lëshonte yndyrën pastaj ngjyra nuk rrinte në të”, rrëfen më tej Nimani.

Profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, thotë se teksti i Deklaratës që i ishte sjellë atin përmbante shumë gabime drejtshkrimore.

“Kontaktova me Hajredin Kuçin, i thashë teksti duhej korrigjuar pasi nuk mund të përmirësohet si në kompjuter. Ai më tha ti je profesor, mbaroje edhe këtë punë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nimani thotë se pavarësisht këtij angazhimi, puna e tij nuk është shpërblyer asnjëherë financiarisht. Thotë se para përgatitjes janë dhënë 600 mijë euro dhe se për monumentin “New Born” janë paguar rreth 40 mijë euro, dizajnuesi  flamurit gjithashtu.

Ai thotë se vetëm njëherë Vlora Çitaku i ka përmendur se do ti kryhet një pagesë, por asnjëherë nuk ka diskutuar për këtë punë më me ndonjë institucion.

“Është ajo shprehja se “nuk duhet pyetur shteti çfarë ka bërë për ty, por ti çfarë bëre për shtetin””, rrëfen më tej Shyqri Nimani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori