LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Selmanajt për Luan Haradinajn (Video)

Rrëfimi i Selmanajt për Luan Haradinajn (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Selmanaj i lindur në Deçan, vjen nga familje që ishte e persekutuar nga pushtetet serbe. Ai qysh si i ri u përballë me burgjet serbe ku edhe u përjashtua edhe nga shkolla pa të drejtë vazhdimi në ndonjë shkollë tjetër.


Burgosjet për të do të vazhdojnë edhe shumë herë të tjera, por ai arriti t’i mbijetojë edhe masakrës në burgun e Dubravës.

Selmanaj bashkë me disa veprimtarë të tjerë ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve “Shqiponja”, e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë.

Ai thotë se për herë të parë për organizimet e UÇK-së kishte dëgjuar në momentin kur ishte vrarë Luan Haradinaj.

“Vrasje Luanit një kohë është mbajtur e fshehur. Në fshat ndër njerëzit e paktë që dinin për vrasjen e tij isha edhe unë. Në mbrëmje erdhi Hilmi Haradinaj bashkë me Dautin dhe e treguan ngjarjen, por nuk dinin a ta mbanin të fshehur rastin ende…Për shkak të rrezikut nuk dinim çfarë të bënim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se Dauti në atë kohë mori vendim që Luanit t’i  bëhej nderimi me ceremoni.

“Plaku [Hilmi Haradinaj] më pyeti se çfarë po mendon, ndërsa unë i thashë të presim edhe mendimin e Dautit. Kur erdhi Dauti tha le t’i del flaka në të gjitha anët Luani do të nderohet si ushtarë i UÇK-së. Pastaj ishte vendimi ynë i përbashkët në mbështetje të mendimit të Dautit”.

“…Gjatë nderimit, njerëzit ishin të armatosur edhe pse jo me uniforma, por, në ndonjë ndërhyrje të mundshme të forcave serbe atë ditë do të fillonte lufta”.

Aktiviteti i Selmanajt në koordinim të veprimeve do të vazhdonte deri më 24 mars të vitit 1998 kur edhe do të arrestohej nga forcat serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori