Raportimi në kohë lufte sfidon punën e një gazetari dhe vështirësitë në terren janë të panumërta.
Gazetarja Mirela Oktrova, në RTSH ka rrëfyer momentet e vështira të përjetuara nga lufta në Kosovë, në vitin 1999. Ajo risjellë në vëmendje hyrjen në Kosovë, por ndryshe nga çdo të mendoni, Oktrovës iu desh ta kalonte kufirin brenda një tanku britanik, për shkak se nuk kishte pasaportë perëndimore.
“Unë kam pritur hyrjen e trupave në Bllacë që të hynte njësia e parë e xhenierëve gurki në Kosovë, kam përjetuar në Bllacë planin e mësymjes për shkak të zbarkimit të parashutistëve rusë të cilët morën Aeroportin e Prishtinës. Unë isha pjesë e një misioni tjetër të qeverisë gjermane për evakuimin e 15 mijë të shpërngulurve nga Kosova për në Gjermani dhe brenda këtij misioni bërja edhe reporteren e luftës. Duke qenë se unë isha e vetmja nga grupi që nuk kisha pasaportë perëndimore, por shqiptare, u desh të hyja në mënyrë tjetër, nuk e kaloja dot kufirin siç e kaloi i gjithë misioni në këmbë dhe u gjet mënyra që të hyja me njërin prej tankeve britanike”, rrëfen ajo.
Duke e konsideruar një moment të jashtëzakonshëm hyrjen në Kosovë dhe duke mos i fshehur emocionet, Oktrova tregon edhe tronditjen që pësoi prej pamjeve që u shfaqën para syve të saj.
“Është një moment i jashtëzakonshëm, jam reporterja e parë që kam hyrë në Kosovë dhe ajo që më ka bërë përshtypje në përballjen e parë kanë qenë majtas makinat e braktisura nga njerëzit që kishin kaluar kufirin. Ishte një parkim pafund në Bllacë, si një shkretëtirë jetësh. Pyetja e parë automatike që më erdhi është: ku janë këta njerëz? Jetojnë, kanë arritur të shpëtojnë? E dyta ishte mungesa e oficerëve serbë të kufirit, por sapo hyje pak më brenda i shihje që dilnin, pra qetësia ishte e rreme. Kur hyje më në brendësi kishe nevojë për orientim sepse toka ishte e minuar”, shprehet ajo.
Si moment kulmor të atyre viteve, gazetarja tregon ngritjen e flamurit shqiptar dhe uljen e atij jugosllav, që u shoqërua edhe me një “incident” të vogël.
“Momenti kulmor është ulja e flamurit jugosllav dhe ngritja e atij shqiptar. Aty ishte UÇK dhe bënë ngritjen solemne të flamurit. Flamurin pa dashje e ngritën me kokë poshtë dhe unë që e vura re në moment, mendova t’iu them që e kemi mbrapsht?! Pastaj mendova që nuk do ju them sepse gjithë ky emocion do shkonte dëm”, tha Oktrova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak