LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Qemajl Sokolit, 29 vite pas mbylljes së RTP-së (Video)

Rrëfimi i Qemajl Sokolit, 29 vite pas mbylljes së RTP-së (Video)

Me 5 korrik të vitit 1990 forcat serbe kishin mbyllur me dhunë Radio Televizionin e Prishtinës, duke i krijuar Kosovës një terr informativ . Sot pas 29 vitesh Qemajl Sokoli, drejtor i Produksionit, e kujton kohën kur u mbyll media në të cilën ai punonte.   

Janë bërë 29 vite prej kur është mbyllur  Radio Televizioni i Prishtinës.


Por,  Qemajl Sokoli e mbanë mend si sot atë ditë kur regjimi serb i kishte vënë drynin kësaj shtëpie mediale.

“Të gjithë punëtorët e RTP-së që kemi qenë kemi dashur të mbajmë një mbledhje propaganduese që botës mi tregua se çfarë po ndodh me Kosovën. Mua me disa shokë na kanë gjetur në sallë, kurse xhiruesi që ka shkuar për ta marrë kamerën e kanë arrestuar dhe kanë hyrë brenda me forcë dhe e kanë ndërprerë programin në orën 15:15 minuta”, thotë për RTV Dukagjinin, Qemajl Sokoli.

Sokoli  që ishte drejtor i produksionit në RTP, tregon se si i fshihnin nga autoritetet serbe programet festive të cilat ishin të frymës kombëtare.

“Ne është dashur ta ruajmë emetimin e programit pasi Komisioni i Komitetit ka thënë se nuk duhet të shkojë ai program, mirëpo ne kemi pas vendosur që atë program ta lëshojmë në transmetim me çdo kusht. Kasetën tjetër ia kemi dorëzuar Komisionit e tjetër kasetë kemi futur në transmetim”, tregon më tej, Qemajl Sokoli, përcjell Telegrafi.

Pas mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës, 1300 punëtorë shqiptarë kishin mbetur në rrugë, ndërsa Kosova kishte pësuar një terr informativ.

Ndërkaq përmes një konference, gjatë ditës  këshilli Organizativ i RTP-së bëri të ditur se Gjykata e Strasburgut për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut,  ka urdhëruar Republikën e Serbisë që të paguaj për secilin punëtor nga 33,150 euro dhe një dënim prej 10,000 eurosh për secilin, në të kundërtën kjo gjykatë do të ndëshkoj Serbinë me kamata bankare ditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori