LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për pengun ruso-izraelit, i cili sipas tezës së tij “u arratis nga Hamasi, por u gjet dhe u kthye nga banorët e Gazës”

Rrëfimi për pengun ruso-izraelit, i cili sipas tezës së tij “u arratis nga Hamasi, por u gjet dhe u kthye nga banorët e Gazës”

Një peng ruso-izraelit, i rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, ka arritur të arratiset, por u kap dhe u kthye te militantët, përpara se të lirohej përfundimisht të dielën.

Roni Kriboy, 25 vjeçari me shtetësi të dyfishtë, u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, dhe më pas u mbajt peng në një ndërtesë në Gaza, tha tezja e tij Yelena Magid në një rrëfim për radio stacionin izraelit Kan Reshet B.

Raportohet nga mediat se ai arriti të arratisej kur ndërtesa po bombardohej, por pasi u fsheh për disa ditë, u kap dhe u kthye te Hamasi.


“Ai tha se ishte rrëmbyer nga terroristët dhe ata e sollën brenda një ndërtese. E kuptova nga bombardimet, ndërtesa u shemb dhe ai arriti të arratisej prej andej, dhe për disa ditë u fsheh, por banorët e Gazës e kapën dhe e kthyen në duart e Hamasit”, tha Magid gjatë rrëfimit të saj, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Ai madje kishte pësuar një lëndim në kokë kur ndërtesa po shembej, dhe është përpjekur të kalojë kufirin por pa rezultat.

Kriboy është mashkulli i parë i rritur i kapur më 7 tetor, që lirohet nga Hamasi.

Megjithatë lirimi i tij nuk ishte pjesë zyrtare e kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje hapi rrugën që potencialisht 50 gra dhe fëmijë të mbajtur peng në Gaza të lirohen, ndërsa Izraeli do të lirojë deri në 150 gra dhe fëmijë palestinezë të burgosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Britania do të rrit shpenzimet e mbrojtjes - kryeministri tregon se si do t'i sigurojë paratë

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori