LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për nënën e këngëtarit të famshëm, Chris de Burgh: Agjentja sekrete që admironte shqiptarët

Rrëfimi për nënën e këngëtarit të famshëm, Chris de Burgh: Agjentja sekrete që admironte shqiptarët

Ndrek Gjini

Maeve de Burgh jeton vitet e saj të pleqërisë në Wexford të Irlandës. Ajo është ndofta e vetmja grua, ende gjallë, që ka punuar si agjente në shërbimin e fshehtë anglez, gjatë kohës që ky shërbim stërviste të rinj nacionalistë shqiptarë në mërgim, me qëllimin për t’i dërguar me mision në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist.

Në rrëfimin e saj për kanalin më prestigjioz publik të Irlandës, RTE1, Maeve de Burgh tregoi rreth jetës së saj në Maltë, ku kishte punuar si shifrante në shërbimin e fshehtë anglez, ndërkohë që burri i saj, koloneli Charles Davison, dhe kolegët e tij, stërvisnin të rinj nga mërgata shqiptare për t’i dërguar me mision në Shqipëri.

Në këtë intervistë, ajo flet me mjaft respekt e simpati për këta të rinj, flet për ndjenjat e larta nacionaliste të tyre, për inteligjencën dhe përkushtimin në përmbushjen e detyrave të ngarkuara, etj. Por, sytë e saj mbushen me lot kur ajo sjell në memorie një natë tragjike ku humbën jetën gati 300 prej tyre, në një aksion që dështoi, për shkak të rrjedhjes së informacionit përmes dubël agjentit Kim Philby.

Maeve u intervistua nga ky televizion për llogari të një emisioni mjaft të shikuar në Irlandë, të titulluar “Who Do You Think You Are?”, emision që ka për qëllim të shpalosë para publikut irlandez rrënjët gjenealogjike të njerëzve të shquar. Ajo u intervistua si gjyshja e Rosana Davisonit, e cila pasi ka fituar Miss Bota disa vite më parë e tani është top-modelja më e bukur irlandeze.

Maeve është e ëma e këngëtarit mjaft të mirënjohur të viteve ‘80-‘90, Chris de Burgh. Ajo jeton vitet e pleqërisë së saj në këtë qytet të bukur turistik në lindje të Irlandës. Intervista e saj u konsiderua si një zbulim interesant përsa i përket jetës së saj në këtë mision të shërbimit sekret anglez si dhe simpatisë së lartë që ajo shprehu për këta të rinj shqiptarë.

Shtypi irlandez i kushtoi vëmendje për disa ditë radhazi deklaratave të saj rreth përpjekjeve të shërbimeve angleze dhe amerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri si dhe tragjedisë njerëzore që shkaktoi roli i dubël-agjentit Kim Philby.

Një ditë pasi u dha ky program në RTE1, i cili përmbante dhe intervistën e saj, si gjyshe e Rosana Davison, një kolegu im profesor i gjenealogjisë, më takon dhe më dhuron një DVD. Ai e kishte regjistruar këtë emision. Ai më tha se këtë DVD ua kishte vënë në një orë leksioni ta shikonin edhe studentëve të tij dhe se kishin diskutuar gati dhjetë minuta rreth historisë së kësaj agjenteje dhe simpatisë së saj për Shqipërinë dhe shqiptarët. U ndjeva mirë, por disi konfuz. Kur shkova në shtëpi e vura atë DVD dhe e pashë sërish emisionin. Të nesërmen e futa në një zarf dhe ia dërgova një kanali televiziv në Tiranë, por nuk mora përgjigje.

Gjithsesi para disa muajsh u interesova prapë për fatin e Maeve de Burgh. Mësova se ajo është ende gjallë.

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Fjala+
Kristo Frashëri dorëzoi letrën, ku për të thuhej: Po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe!

Kristo Frashëri dorëzoi letrën, ku për të thuhej: Po e drodhi bishtin, këputini një plumb pas qafe!

Kulture
LUM LUMI

LUM LUMI

Poezi
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori