LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i njeriut i cili përkujdeset për varrosjen e migrantëve të cilët zbarkojnë në brigjet e Marokut

Rrëfimi i njeriut i cili përkujdeset për varrosjen e migrantëve të cilët zbarkojnë në brigjet e Marokut

Për muaj të tërë, Boubacar Wann Diallo nuk mund të flinte natën pa e pasur dritën ndezur.

Makthket më të këqija i përjetonte kur zbarkonin trupat e paidentifikuar në plazhet e Nodorit, një qytet në bregdetin e Mesdheut në Marokun verior. Trupat nuk u deklaruan asnjëherë në morg, kështu ai sigurohej që kufomat të varroseshin në mënyrën e duhur.

“Është nder për mua t’i varrosë ata”, tha Wann Diallo.

“Më dhemb shumë kur e shoh se njerëzit varrosen pa të afërmit e tyre”, u shpreh ai.

Diallo 32 vjeçar ishte transferuar nga Guinea në Nador në vitin 2013, ndërsa në vitet pasuese u bë një ndër figurat më të njohura të qytetit.

Ai ka kultivuar lidhje të ngushta me zyrtarët lokalë të cilët e mirëpritën ndihmën e tij në identifikimin e qindra trupave, raporton New York Times, përcjell Telegrafi.

Nador i cili gjendet vetëm nëntë milje larg territorit spanjoll të Melillas, ka qenë prej kohësh një ‘magnet’ për migrantët Sub-Saharaianë të padokumentar, të cilët u përpoqën të hynin në Evropë.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian i ka dhënë Marokut mjete dhe mbështetje financiare për të ulur migracionin klandestinë; ngritjen e rrethojave dhe rritjen e patrullimeve në det.

Pas uljes së numrit të migrantëve edhe fatkeqësistë janë zvogëluar, kjo nuk e ka ndaluar aspak vendosmërinë e Wann Diallos për identifikimin e të vdekurve.

“Për familjet ekziston gjithmonë dyshimi se i afërmi i tyre nuk do të ketë ndërruar jetë”, u shpreh ai.

Fotografitë që dërgohen nga familjarët e migrantëve për t’i identifikuar kufomat në morg

“E kanë vështirë të përballen me realitetin”, tha Diallo.

Wann Dialloi lindi në qytetin e Gueckedou të Guinesë Jugore dhe u rrit në Conakry. Babai i tij, tashmë i vdekur, ishte martuar me katër gra dhe kishte 25 fëmijë. Ai fitoi një diplomë juridike në Universitetin Kofi Annan të Guineasë.

Fotografitë që dërgohen nga familjarët e migrantëve për t’i identifikuar kufomat në morg

Me disa kursime dhe pa ndonjë plan të përcaktuar, ai u nis për në Marok, ku kishte dëgjuar se mund të gjente punë. Duke filluar nga Casablanca, ai më vonë iu bashkua një miku Subë-Saharian, të cilin e takoi në kryeqytetin maroken, Rabat, dhe udhëtoi në të gjithë vendin, kur më në fund zbriti në Nador, megjithëse ai thotë se kurrë nuk e kishte ndërmend të arrinte në Evropë prej andej.

Ai i shpenzoi disa muaj duke bërë kamping në pyjet përreth qytetit, ku shumë migrantë Subë-Saharianë, mblidhen së bashku përpara se të vazhdojnë tutje. I alarmuar nga varfëria, sëmundja dhe shpesh nga kushtet t ndyra të jetesës, ai filloi t’ju ndihmonte atyre.

“Ndonjëherë i them vetës se mbase Zoti më dërgoi këtu për t’i ndihmuar këta njerëz”, u shpreh ai, shkruan New York Times, transmeton Telegrafi.

Diallo i cili u bë një banor zyrtar, punon me orar të plotë si agjent në terren për një organizatë lokale, Asticude, që ndihmon migrantët në tranzit.

Kur ai nuk i shoqëron migrantët te mjeku, në farmaci ose gjykatë, ai është i zënë me identifikimin e trupave që ndonjëherë nuk njihen edhe nga familjarët e tyre.

Hapi i parë përkon me identifikimin e kufomave përmes fotografive të dërguara nga familjarët e migrantëve. Kështu, Diallo kërkon ndihmë nga konsullatat dhe ambasadat, dhe nga migrantët që ishin në të njëjtën barkë me personin që mund të jetë mbytur.

Nëse kjo nuk do të funksiononte, ai do t’ju drejtohet edhe grupeve në Facebook, ku do të publikonte dhjetëra fotografi të migrantëve të humbur, raporton New York Times, përcjell Telegrafi.

Posa të bëjë identifikimin e trupave, Diallo u kërkon familjarve të tyre autorizimin për varrosjen e kufomave.

“Sapo i varrosë ata, puna ime mbaron”, thotë ai.

“Familjarët shpesh më thonë se nuk kemi me çka të të paguajmë, kështu i luten Zotit për mua”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Mohamed Jalleta, i cili drejton një mort, shpesh ndihmon me këto varrosje duke ofruar edhe tarifa modeste. Ai u takua me Diallon tre vjet më parë, dhe që atëherë kanë kryesuar dhjetëra varrime së bashku.

“Të gjithë këta njerëz, të cilët u mbytën ishin thjesht në kërkim të jetës sa më të mirë”, tha Jalleta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori