LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i lypësit që është dënuar tre herë me nga 500 euro në Ferizaj

Rrëfimi i lypësit që është dënuar tre herë me nga 500 euro në Ferizaj
Foto ilustruese

Tash e katër muaj 69-vjeçari nga Korça është duke jetuar në Ferizaj. Duke lypur ai po përpiqet të sigurojë para që të blejë ilaçet për sëmundjen e zemrës.

I moshuari nga Shqipëria është dënuar tre herë nga Policia e Kosovës për shkak se ka kërkuar lëmoshë në rrugë.


Duke mbajtur lotët 69-vjeçari rrëfen se Policia e dënoi tre herë me nga 500 euro për të cilat është detyruar të marrë borxh nga miqtë e tij në Shqipëri.

Përderisa me njërën dorë mbahej në bastun, me dorën tjetër shpaloste dokumentet e mjekut.

“Sot jam gjallë, nesër nuk jam. Të gjitha këto janë dokumentet e spitalit, të cilat nuk i kanë marrë parasysh fare. Ju thash unë që për ilaç po i kërkoj, më thanë është e ndaluar”, tregon ai.

Nga fillimi i vitit 2021 deri më tani në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 36 fletëparaqitje ndaj personave që janë hasur duke kërkuar lëmoshë.

“Personi H.Sh. i moshës 69-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është ndaluar nga policia, ngaqë ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje dhe ndaj tij është  shqiptuar një fletëparaqitje prej 500 eurove. Ndërkaq ky person është recidivist”, thuhet në përgjigjen e Policisë për kallxo.

Tutje, 69-vjeçari është shprehur se “Gjysma e Shqipërisë  është këtu (në Kosovë), nëse nuk jeni ju ne do të vdesim në Shqipëri”.

“Unë as nuk kam vjedhur, as nuk kam vrarë, as nuk kam therur, as nuk kam hapur dyqanet që të marr gjëra, por kërkoj para që të blejë ilaçe”, ka thënë plaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori