Miftar Ukshini është një ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën Operative të Dukagjinit, i cili i ka mbijetuar masakrës që serbët kanë bërë ndaj banorëve të Lybeniqit.
Ai në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje të padëgjuara më parë për masakrën që forcat serbe kanë bërë në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ukshini iu bashkua UÇK-së në maj të vitit 1998 dhe aktivitetin e tij e ka vazhduar deri në transformimin e UÇK-së në TMK, ku më pas ka vazhduar jetën si një qytetar i zakonshëm.
Ai tregon se përderisa po shërbente në UÇK me një bashkëluftëtar kishin vendosur të shkonin një në Lybeniq për një vizitë nëpër familje.
Por, mëngjesin e ditës së nesërme policia serbe kishin rrethuar fshatin ku kishin grumbulluar popullatën dhe kishin urdhëruar të largohen drejt Shqipërisë.
Ukshini tregon se në mesin e këtyre personave kishte mbetur edhe ai. Tregon se uniformën e kishte nën rrobat civile dhe me vete kishte pasur edhe një revole.
Siç rrëfen më tej ish-pjesëtari i UÇK-së, sapo kishin filluar të lëviznin banorët, serbët kishin vrarë Adem Bushatin.
“Kur e kanë vrarë Ademin, ushtari serb u kthye në drejtim timin për të më vrarë. Unë kam nxjerrë revolen, këtë ngjarje e rrëfen edhe vet ushtari serb në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, kam shtënë ndaj tij tri herë por më ka shkrep revolja, ai është rrëzuar dhe unë kam ikur. Ai ymërli, unë ymërli”.
Ukshini, thotë se pas kësaj ngjarjeje ai është kthyer në Strellcë ku edhe e kanë pasur një pikë UÇK-ja.
Por pas pesë apo gjashtë ditësh, ai bashkë me nipashin që e kishte bashkëluftëtar, vendosin të kthehen përsëri në Lybeniq për të parë çfarë ka ndodhur dhe për të mësuar për fatin e babait të tij.
“Kemi hyrë në fshat dhe jemi takuar me trupin e vrarë të Ademit dhe Jashar Hamzaj. I kam thënë nipashit se nuk mundemi me shkua më tej se nuk po ndihem mirë. Jemi kthyer përsëri në Strellc. Më datën 9 prill përsëri kemi hyrë në Lybeniq dhe kemi parë të gjithë të vrarët nga forcat serbe”, tregon më tej Miftar Ukshini, përcjell Telegrafi.
Ai tregon se trupat e shqiptarëve të vrarë në Masakrën e Lybeniqit kanë mbetur mbi dhe 18 ditë pa mundur t’i varros dikush.
“Askush nuk ka mundur t’i varros ato viktima, pasi numri i ushtarëve të UÇK-së që ishin në pikën e Strellcit ishin jo më shumë se 16 sosh, dhe ata nuk kishin as fuqi për t’i varrosur aq shumë persona”.
Sipas tij disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre kanë arritur të largohen me plagë posa kishte rënë mbrëmja. Në mesin e këtyre ka qenë edhe babai i Miftarit, Demush Ukshinaj.
Siç tregon më tej Ukshini, trupat e të vrarëve i kishin marrë forcat serbe me kamionët e higjienës dhe i kanë dërguar në Pejë për t’i zhdukur gjurmët.
“Disa nga këta trupa i kemi gjetur në varrezat e Pejës, ndërsa disa të tjerë në varrezat masive nëpër Serbi”, tregon ndër të tjera Demush Ukshinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City