Derek Chauvin, ish-polic në Minneapolis, i cili po akuzohet për vrasje të shkallës së dytë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, raportohet se kishte pasur përplasje më të hershme me tashmë të ndjerin Floyd derisa kishin punuar së bashku në një klub të natës.
Të paktën kështu pretendon ish-koleg i tij David Pinney, që dikur punoi si roje me Floydin dhe Chauvinin në një klub të natës në Minneapolis, ku dyshja vazhdimisht “kishin pasur përplasje”, ku ish-polici i akuzuar për vrasje është treguar tejet agresiv, transmeton Telegrafi.
Pinney kishte punuar me Floyd dhe Chauvin si roje në El Nuevo Rodeo gjatë vitit të kaluar, ku Chauvin sipas tij ka pasur një karakter “agresiv”.
Këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për CBS, ku Pinney tha se Chauvin ka qenë shumë agresiv edhe me disa bashkëpronarë të klubit të natës.
“Ata njihnin mirë njëri-tjetrin dhe sigurisht se Chauvin e ka njohur Floydin kur e arrestoi më 25 maj”, shtoi Pinney.
Në anën tjetër pronarja e klubit Maya Santamaria, ka konfirmuar gjatë muajit të kaluar se Floyd dhe Chauvin kishin punuar së bashku si roje.
“Chauvin ishte një polic që jashtë orarit zyrtar punoi për ne për 17 vite”, kashtuar Santamaria.
E kur CBS intervistoi këtë grua, ajo shpjegoi se si beson që Chauvin “frikësohej nga njerëzit me ngjyrë në përgjithësi”.
Madje sipas saj, Chauvin kishte tendenca që tërë mllefin ta shfryjë dhe të reagojë ashpër në situata të caktuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Sa seriozisht duhet të merret retorika bërthamore e Iranit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi