LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas që përjetoi dhunë nga bashkëshorti: Kishte neglizhencë nga ana e Prokurorisë

Rrëfimi i gruas që përjetoi dhunë nga bashkëshorti: Kishte neglizhencë nga ana e Prokurorisë

Një grua e cila ishte viktimë e dhunës në familje, ka rrëfyer gjithë situatën e saj, duke thënë se problemi i parë ka nisur pas 10 vitesh martesë dhe se në këtë rast, kishte neglizhencë nga ana e Prokurorisë.

“Ne kemi qenë 15 vite të martum edhe problemi i parë ka lindur prej lindjes së vajzës së parë. Ma herët jo, po mas 10 vitesh martesë, kur e kom raportu rastin e parë ka qenë viti 2017”, tha ajo.

Kjo viktimë e dhunës në familje në emisionin “Tempus” tha se bashkëshorti i saj është dënuar nga gjykata me dënim me kusht.

“Pas dënimit me kusht, na kemi nejt 5 vjet në bashkësi vetëm me fmi edhe ai prapë ka fillu masi që ka përfundu dënimi me kusht, ai apet ia ka fillu si me dhunë psiqike edhe me dhunë fizike ndaj meje”, shtoi viktima, transmeton Betimi për Drejtësi.

Më 2021, thotë se prapë e kishte raportuar rastin për dhunë në familje, meqë rast ishte shqiptuar edhe urdhri mbrojtës ndaj bashkëshortit të saj.

“Me 6 gusht jam kthy me asistencën e policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, edhe pse pak më bëjshin problem policia, me vendim të gjykatës edhe nuk dojshin me më lanë në shpi, edhe pse bashkëshorti më bëjke presion me familje të vet nuk më lejshin me prit me 4 fmi, më kanë lanë me prit s’di sa. Falë Rrjetit të Grave dhe avokatit të tyre kam hi në shpi edhe në qatë ditë burri e ka mbyll derën ku i kam pas qasje, me enë me gjanat ushqimore, me shporetin, me nxemje qendrore, me krejt. Ai e ka blloku krejt, i ka marrë çelësat edhe vec më ka thanë polici ti mos i ndal kamerat, edhe pse e ka as të ndalume me më vëzhgu, as mos ia ndal kamerat, as mos tento me hi anej”, thekson viktima.

Ai më pas është urdhëruar nga gjykata, që viktima të kthehet në shtëpi bashkë me fëmijët dhe gjykata kishte urdhëruar babanë e fëmijëve të paguajë nga 250 euro në muaj alimentacion, por kjo sipas palës kjo shumë nuk është paguar asnjëherë.

“Prej fillimit kemi 8 muaj që asnjë centë nuk e kam marr prej tina, unë jetoj me 157 euro social, po ashtu e kam ndihmën, më kanë ndihmu dhe më ndihmojnë familja, nuk më kanë lënë vet kurrë, kam përkrahje të madhe prej tyre”, thotë tutje viktima.

Kurse, bashkëshorti i saj thotë se arsyeja e mospagesës së alimentacionit është fakti që është i papunë.

“Unë jam i papunë, s’kom ku me i marrë. S’ka mo biznes…”, tha ndër të tjera ai.

“Prej anës së prokurorisë ka pasur neglizhim të madh. Unë kam kërkru prokuroren 1 muaj ditë rresht për me mujt ajo me ma gjet një zgjidhje. Më shqetësojke burri se psiqikisht më bëjke dhunë psiqike tanë kohën. Vinte në oborr i provokonte prindërit, i shtijke fmin me kajtë. Unë kam kërku me mbrojtësin tem 1 ditë, rrafsh muj me thanë 4 orë tu u en nëpër oborret e prokurorisë, për me kuptu kush e ka rastin tem, që me mujt me kap seriozisht se kisha frikë që mundet me ardhë deri te vrasja”, thotë kjo viktimë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori