Sonte (e hënë) Elijona Binakaj e pati një video-mesazh nga babai dhe vëllai i saj, pas rrëfimit prekës që bëri ku humbi nënën dhe motrën.

Babai i Elijonës i ka përshëndetur të gjithë produksionin e Big Brother VIP Kosova 4 dhe banorët e tjerë, por veçanërisht tha se e përshëndet vajzën e tij për të cilën është krenar.


“Dua t’i them, Elijona të dua shumë, jam shumë krenar me ty e ke mbajtur premtimin shpresoj që ta mbash deri në fund premtimin që ma ke dhënë para se të hysh”, u shpreh ai.

Foto: YouTube

“Dua të të them se babai të do shumë”, ishin fjalët që ia tha tutje.

Në fund të klipit u shfaq edhe vëllai i saj duke i thënë: “Të dua Eli, forca Eli”.

Elijona nga ana tjetër tregoi se si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci, ku humbi nënën dhe motrën në vitin 2021.

Kjo ngjarje tronditëse ka prekur të gjithë duke bërë që të ‘shpërthejnë’ në lot e t’i qëndrojnë afër. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com