LAJMI I FUNDIT:

I biri të vrarit në Pejë: Babai më ka thënë që të kem edhe unë kujdes – ndihemi ende të rrezikuar sepse dorasi është në arrati

I biri të vrarit në Pejë: Babai më ka thënë që të kem edhe unë kujdes – ndihemi ende të rrezikuar sepse dorasi është në arrati

Pasditen e së martës që e lëmë pas, në Pejë u vra një person.

Ky akt, ndodhi në një lokal në rrugën ‘’Gjin Gazulli’’, ndërsa sot, lidhur me këtë rast ka folur në kushte anonimiteti i biri i dorasit.


”Ky problem familjar ka nisur qysh prej vitin 2019”.

”Por, është mbajtur edhe në paraburgim. I kemi pasur disa probleme. Thonë gjoja që ‘’e ka ngacmuar prindi im’’. Faktet, analizat, gjithë ekspertizat i kanë dërguar në Prishtinë e kudo, gjashtë muaj ka qëndruar në burg, dhe dhjetë muaj të tjerë në arrest shtëpiak”, tha ai për Klan Kosova.

”Kohë pas kohe është mbajtur në paraburgim, dhe kohë pas kohe në arrest shtëpiak”.

”Tani ka qenë i liruar pasi me një seancë të fundit qenka shqiptuar një vendim i papritur, ku gjykimi del se babai im është fajtor dhe e shqiptojnë një dënim tri vjet e gjashtë muaj”.

”Ne si familje nuk jemi pajtuar me këtë dënim, sepse ka pasur shumë specifika, ku i kanë fsheh disa hetime, i ka ndryshuar edhe e mitura disa deklarata”.

Cili ka qenë kontakti mes familjes tuaj dhe familjes së të ndjerit?

”Pas asaj, unë personalisht kam angazhuar edhe një avokat në Prizren që kam qef ta mbajë anonim. Ai e ka shqyrtuar dosjen komplet dhe e ka thënë se ka shkelje të ligjit”.

Ai mes tjerash rrëfen edhe se si kishte ndodhur vrasja në Pejë, njofton Klan Kosova.

”Unë kam biseduar me Policinë e Kosovës, kemi folë në mënyrë njerëzore. Më kanë treguar qysh është situata”.

”Problemi kryesor ka qenë se prindi im ka qenë i pari në lokal dhe ai zotriu ka shkuar drejt prapa shpinës së prindit tim dhe është ulë ka kërkuar një birrë. I ka thënë kamarierit ”mere këtë apparat, fotografoje zotëriun në tavolinë që është (babain tim)”. Ky kamarieri i paska thënë ‘’unë nuk mundem ta fotografoj, por qe urno birrën’’”.

”Ai e paska mbush revolen me plumba, prindi im nuk e ka ditë, unë nuk kam qenë aty, por logjikisht me llogaritë me pa një njeri duke e mbush okfirin ndërsy, nuk rrin ashtu. Por, ai zotriu në mënyrë tinëzare ka tentuar të ma mbys babën”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori