LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dështimit më të madh të Realit: Jam më i talentuar se Ronaldo, por jo se Messi, ky është trajneri që kërkonte çdo ditë nga unë diçka

Rrëfimi i dështimit më të madh të Realit: Jam më i talentuar se Ronaldo, por jo se Messi, ky është trajneri që kërkonte çdo ditë nga unë diçka

Eden Hazard ka bërë ëndrrën e tij realitet për të luajtur për Real Madridin, por ai do të mbahet në mend si dështimi më i madh i Real Madridit.

Sulmuesi belg qëndroi nga viti 2019 deri më 2023 në Santiago Bernabeu me Real Madridin që pagoi 115 milionë euro për transferimin e tij, megjithatë ai në këtë periudhë ka luajtur vetëm 76 ndeshje në të gjitha garat me Los Blancos, ku ka shënuar shtatë gola e ka asistuar në 12 të tjerë.

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Belgjikës ka folur për karrierën e tij, duke thënë se është më i talentuar se Cristiano Ronaldo, por jo sa Lionel Messi, megjithatë transferimi te Reali shkoi keq për shkak të lëndimeve.


“Unë mendoj se vetëm Lionel Messi është më i talentuar se unë. Sigurisht, edhe Cristiano Ronaldo është në një nivel shumë të lartë, por unë flas vetëm për talentin, mendoj se kam më shumë se CR7. Mund të bëja më shumë në karrierë, por nuk kam pasur vullnetin e duhur. Statistikat nuk më kanë interesuar kurrë”.

“Transferimi te Real Madrid shkoi keq, ndonjëherë dëmtohesha sapo zgjohesha nga gjumi. Trupi im ishte shumë i lodhur dhe nuk po arrija ta qetësoja. Me erdhi keq që zhgënjeva tifozët”, tha Hazard.

33-vjeçari thotë se nuk ishte ai që abuzonte me ushqimin, por e pranon se nuk ishte edhe shumë i vëmendshëm.

“Nuk abuzoja, por edhe aq i vëmendshëm nuk isha. Më pëlqente një darkë apo edhe ndonjë gotë me shoqërinë. Më ndodhi njëherë që natën para një ndeshje ta teproja me ushqimin dhe me pijen, por sërish ia dola që në ndeshje të shënoja gol. Në frigoriferin tim ishte gjithnjë një shishe shampanjë e shijshme, unë e dija se dieta nuk shërbente për asgjë sepse nuk e kam menduar kurrë që ta vazhdoja futbollin deri në moshën 40-vjeçare”, vazhdoi tutje Hazard.

Krejt në fund belgu foli edhe për trajnerët me të cilët ka punuar, derisa ka thënë se nën urdhrat e Antonio Contes pati sezonin më të mirë.

“Conte ishte shumë kërkues ndaj meje, çdo ditë më kërkonte më tepër. Është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe nën drejtimin e tij besoj se kam përjetuar edhe sezonin më të mirë të karrierës. Megjithatë, erdhi një moment ku nuk mund t’ia dilja më me stërvitjet e tij, ishin shumë të lodhshme dhe taktike”.

“Nga ana tjetër, me Mourinhon në vitin e tretë gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Megjithatë, në stërvitje tregohej pozitiv dhe i lajmëronte lojtarët e tjerë të mos ndërhynin ashpër ndaj meje”, tha Hazard. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori