LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Atdhe Arifit: Astrit Dehari kishte plane dhe ëndrra pasi Vetëvendosje të vinte në pushtet

Rrëfimi i Atdhe Arifit: Astrit Dehari kishte plane dhe ëndrra pasi Vetëvendosje të vinte në pushtet

Aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer për shoqërinë që ka pasur me Astrit Deharin dhe ëndrrat e këtij të fundit.

Arifi është nga aktivistët e parë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të lëvizjeve studentore kundër qeverive të pasluftës në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Ai kujton se aktivitetin në Vetëvendosje kur e ka filluar nuk ka pasur më shumë se dhjetë veta.

Arifi ka qenë edhe njëri ndër shokët më të afërt të aktivistit tjetër të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Aktivisti i LVV-së kujton se Astriti ishte një shok i dashur dhe gjithmonë të ndryshonte humorin për të mirë. Me të, thotë se bisedonin për politikën por edhe për mjekësinë e arkitekturën.

Shoku i Astrit Deharit kujton edhe ëndrrat që kishte ky i fundit kur Vetëvendosje do të vinte në pushtet.

“Astriti thoshte se ëndrra e tij kur të fitonte Vetëvendosje ishte të bëhej mjek vullnetar e të shërbente te vendet e botës së tretë, në Afrikë”, tregon Arifi.

Ai thotë se Astriti ishte shumë i qetë në protesta, madje kujton një moment kur në një protestë ai kishte rrezikuar shumë duke u dalë para një mase që thirreshin në emër të një grupi tifozësh sportiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori