LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet vrastare që ende shkruhen nga Serbia

Rrëfimet vrastare që ende shkruhen nga Serbia

1.

Më 14 qershor 1999, duke kaluar nëpër qytetin e djegur të Gjakovës, kam shkuar në Fushë të Mejes. Kur kam zbrit nga makina, një frymë trishtimi më thoshte se të gjithë i kanë vrarë.

Më 27 prill 1999, serbët në Meje kishin kryer kasaphane, duke vrarë 376 meshkuj nga 15 fshatra të Gjakovës – që nga mosha 15-vjeçare (ne mesin e tyre ishin edhe katër gra nga Korenica: Monika Malaj, Klaudia Malaj, Mire Palokaj dhe Ajne Binakaj). Bilanci i tmerrshëm numëronte edhe 38 fëmijë të vrarë.

Nga prapa na erdhi një za plake që gjëmonte: “O djemtë e, mi kuku për mu”. Tre djemtë e saj ishin ndaluar në Meje dhe ishin ekzekutuar. Ky krim makabër kishte ndodhur shtëpi për shtëpi, në një rajon të tërë.

Ne fushë gjetëm kryqe të vegjël të shqiptarëve të besimit katolik, që u kishin rënë nga qafa gjatë ekzekutimit. Tek livadhi i kumbullave ishte kapela e shpuar nga plumbat, e një kleriku fetar. Na thane se mund të jetë kapela e Sheh Ramës.

Karta të djegura identiteti dhe çelësa të makinës ishin shpërndarë në vende të ndryshme. Para ekzekutimit, serbët kishin kryer disa veprime – duke djegur shtëpitë, duke djegur identitetin; duke ekzekutuar dhe bartur trupat ne Batajnicë.

Në 24 rivarrime të mëdha ne Fushë të Mejes, pasi trupat e meshkujve të vrarë i sillnin nga Serbia në thasë me kodin Batajnica dhe me numër serik të varrezave, të gjithë betoheshin se ky vend flet për fundin historik të Serbisë në Kosovë.

376 burra, gra dhe fëmijë i kishte sjellë Serbia në Fushë të Mejes; ata që i kishte vrarë dhe marrë të vdekur me kamion për t’i dërguar në fushën e njësisë speciale të policisë në afërsi të Beogradit.

Ky rrëfim vrastar, si dhe shumë të tjerë si ky, na thoshte sa herë se Serbia ka marrë fund, se e ka humbur çdo akt të mundshëm juridik dhe politik në Kosovë. Por, rrëfimi vrastar të mashtron .

2.

U mashtruam. Serbia nuk kishte marrë fund. Ndërtuam shtet të korruptuar me elemente kriminale. Serbia po ruan status quon. Veriu i Mitrovicës mbeti mollë sherri: kishat ortodokse serbe dhe decentralizimi e dëmtuan pavarësinë e Kosovës.

Heroizmi dhe patriotizmi deri në sakrificë, nuk po na hyn dot në punë. Asnjëherë nuk e shikuam veten në pasqyrë të historisë se në emër të patriotizmit e shkatërruam Kosovën.

Rrëfimi i dytë vrastar na parathotë se Serbia po e cenon pavarësinë e Kosovës, politikisht ne veri dhe në aspektin “kulturor” (politik) duke ju dhënë kishave dhe enklavave serbe ekstra territor. Autonomi mbi Autonomi.

Shkatërrimi që ia bëmë Kosovës nuk parathotë dënimin e kriminelëve të Mejes, por të ushtarëve tanë për krime të supozuara që mund të jenë një pikë uji në shkretëtirë në krahasim me barbarinë e orkestruar nga tërë sistemi ushtarako-policor i Serbisë në Meje.

Rrëfimi i dytë vrastar na parathotë se dështuam të krijojmë shtet, prandaj në një shtet të dështuar mund të flasësh për hyrje të Serbisë nga dera e pasme e historisë dhe se duhet të harrosh Fushën e Mejes dhe lumin e Drinit në Krushë të mbushur me kufoma. Shumë e shumë krime tjera.

Kthimi i Serbisë me bekimin e ndërkombëtareve në dialog, na parathotë se me 14 qershor 1999 plaka me veshje kombëtare ka vajtuar humbjen e tre djemve pa e ditur se nuk ka mbaruar lufta.

3.

Rrëfimi i tretë nuk është vrastar. Mund ta shkruajnë Gjergj Fishta, De Rada dhe Naim Frashëri; ai flet për bashkimin e shqiptarëve në kohë sfidash historike, por është vetëm një rrëfim romantik.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori