LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim lufte, mesazhi i nënës që u dhunua nga serbët bashkë me fëmijët e saj

Rrëfim lufte, mesazhi i nënës që u dhunua nga serbët bashkë me fëmijët e saj

Një fushë në rajonin e Drenicës tashmë i kujton ferrin që kishte kaluar, mllefin që i ishte grumbulluar dhe dhimbjen që përjetoi për fëmijët e saj.

Ishte rreth të 30-ve, kur gruaja që pranoi ta flas për RTV Dukagjinin në kushte anonimiteti, ishte dhunuar seksualisht nga kriminelët serbë.


Ajo ishte mesin dhjetëra grave të tjera që u dhunuan atë ditë, e rrëfimin e saj më të rëndë e bën pjesa kur tregon se edhe fëmijët e saj, ishin viktima të dhunimit.

Dhe në rastin e saj, nuk ishin mjaftuar vetëm me dhunimin, pa i lënë një plagë tjetër.

“Së pari ka vrapuar vajza. Kur ka vrapuar vajza, ata e kanë kapur. Djali i ka pas flokët e gjata, që thoshin po i marrin prej 14 viteve djemtë. Tonë luftën ia rrita flokët, thosha me mbrojt. Po s’ish kanë për me mbrojt se ma zi ja bënë. Mendonim na femrat që veç kemi me ik nëpër fshatra po që bohet ma zi, nuk e kemi menduar kurrë. E kapën edhe djalin, me një rreth në kokë ka qenë. Na morën mua, djalin edhe çikën. M ‘kanë ra thikë. Kur më ka mbuluar gjaku kanë bërtit fëmijët. Para se me më ra thikë njëherë më kanë dhunuar. Pastaj, më ranë e më humbi vetëdija”.

E vetëdija i ishte kthyer nga britmat e fëmijëve që ishin dhunuar.

Në atë gjendje, ishin zhvendosur nga fusha ku ishin kryer krimet në drejtim të një objekti.

“Për fat kam qenë shokë e poshtë ende me gjak, s’kishe as ku pastrohesh. Më kanë ra shkelm. Serbisht ka fol, kishte thënë “kjo nuk paska mbet për asgjë””, tha ajo.

Përveç tmerrit personal që kishin përjetuar, ata ishin edhe dëshmitarë të vrasjes së 20 pleqve.

Me përfundimin e luftës erdhi edhe koha për tu kthyer në shtëpi, në krahët e bashkëshortit tek i cili gjeti edhe mbështetjen.

Megjithatë gratë kishin edhe një hall.

“Fëmija kishin qejf, u gëzuan kurse nënat kanë qenë të traumatizuar. Krejt nënat thoshin “Qysh kthehemi na, qysh jemi t’u u kthy? Çka do të bëjmë na, qysh do ta përjetojmë këtë send krejt jetën”, tha ajo.

Përjetimet e rënda e kishin quar në tentime që t’i jap fund jetës së saj.

Tash e disa vjet, ajo trajtohet në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarave të torturës.

Derisa mblodhi forcën që për herë të parë të tregojë historinë e saj për një medium, thirrja e saj për gratë ishte që historitë e tyre të mos i mbajnë për vete, por të jenë dëshmitare të gjalla të historisë së vendit në sytë e botës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori